E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me votat në Ruzhdie, dënohen me 7 muaj burg komisionerët

Plot 30 seanca ka zgjatur gjyqi për abuzimet me votat në Ruzhdie të Fierit. Sot më në fund gjyqtarët kanë dhënë një vendim ndaj komisionerëve të qendrës së votimit. Pesë komisionerë janë dënuar me 7 muaj burg. Ata kanë marrë gjobë edhe nga 450 mijë lekë.

Tre komisionerët e opozitës janë dënuar me 150 mijë lekë gjobë.

1 milion lekë gjobë është vënë ndaj një personi që ka votuar dy herë.

Komisionerët patën braktisur detyrën në vitin 2009.

Ruzhdija u kthye nga opozita në një simbol të abuzimit me zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›