Astrit Shabani: Nuk kam marr urdhër prej Latif Gashit për vrasje

Intervistës së Naim Miftarit ku thotë se SHIK-u për herë të parë është akuzar për vrasje, nga Astrit Shabani i cili sipas Miftarit në gjykimin e tij kishte thënë se kishte marrë urdhër për vrasje nga Latif Gashi, i është përgjigjur Shabani duke e mohuar këtë.
Në një prononcim për Indeksonline, i dënuari për vrasje të pesëfishtë, Astrit Shabani e ka mohuar këtë deklaratë të Miftarit.
“Asnjëherë në gjykatë nuk i kam pranuar vrasjet për të cilat akuzohem. Nuk kam pasur sit a akuzoj kështu Latif Gashin. Një akuzë e tillë nuk figuron as në një dokument gjykate”, ka thënë Shabani për Indeksonline.
Ai e ka quajtur deklartën e Miftarit si të pavërtetë.
Astrit Shabani është i dënuar nga UNMIK-u për vrasje të pesëfishte dhe për këto vepra po vazhdon ta vuajë dënimin. Ai akuzohet sek ka vrarë pesë persona, ndër ta katë qytatarë romë dhe një shqiptar. Murat Krasniqin. Sipas Miftarit, Shabani kishte akuzuar Latif Gashin duke thënë se ka marrë urdhër prej tij, për vrasjen e Murat Krasniqit.
Shabani pohon se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Trpuave Mbrojtëse të Kosovës./Indeksonline/