Çështja e stemës së Republikës, kryetema e bisedimeve

Në takimin e nesërm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, tema kryesore dhe mbase e vetme do të jetë pamja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, raportojnë mediat serbe,Të dy liderët do të bëjnë përpjekje për pamjen e fletëvotimeve, nga të cilat do të varet shumë se a do t’i thërras Qeveria e Serbisë serbët e Kosovës që të dalin në këto zgjedhje, transmeton B92, citon koha.
Rundi i ri i bisedimeve do të fillojë nesër në takimet ndaras të secilit kryeministër me baroneshën Catherine Ashton.
Zëdhënsja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq, i ka thënë sot agjencisë serbe Beta, se pas takimeve ndaras, do të pasojë takimi i përbashkët Thaçi-Daçiq-Ashton.
Kryetema e bisedimeve të nesërme, siç ia kanë konfirmuar burime diplomatike agjencisë serbe të lajmeve, Beta., do të jenë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, dhe çështje e mbetura hapur në telekomunikacion dhe në energjetikë./Indeksonline/