E Diel, 1 Nëntor 2026

Astronauti fotografoi nga hapësira sulmin e 11 shtatorit

TIRANE-Astronauti amerikan, Frank Culbertson më 11 shtator 2001 nuk gjendej në Tokë, por në hapësirë, prej nga fotografoi kullat e sulmuara të New York-ut. Ai i bëri fotot nga Stacioni hapësinor ndërkombëtar në largësi 350 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Culbertson thotë se pasi pa se çfarë po ndodhte shpejt kapi fotoaparatin e parë më të afërt dhe nga dritarja bëri fotot e sulmit më të madh terrorist në historinë e re të botës.

Astronauti iu tha gazetarëve se në atë moment ndihej i pafuqishëm dhe i vetmuar.

Ai u kthye në tokë u kthye në dhjetor të vitit 2001, dhe më pas doli në pension.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›