Qëndra e Informimit të BE: Partneriteti në Shqipëri është ende "formal"

Partneriteti në Shqipëri është ende "formal" dhe për këtë kërkohet ndërveprim i rregullt midis palëve të interesuara publike, jo-qeveritare dhe private e cila do të gjenerojë besim dhe do të nxisë partneritet të vërtetë.
Ky ka qenë konkluzioni dhe në të njëjtin kohë rekomandimi që Forumi për politikat publike në Qëndrën e Informimit të BE në Shqipëri ka prezantuar në lidhje me përputhshmërinë me politikat e kohezionit të BE-së dhe kërkesat e e Instrumentit të Para-aderimit (IPA) në Shqipëri.
Sipas raportit të prezantuar, Shqipëria ka probleme serioze të pabarazisë rajonale midis dhe brenda njësive territoriale, pabarazi sociale dhe ekonomike.Për përfundimet dhe rekomandimet e prezantuara janë nxjerrë mësimet dhe praktikat më të mira të vendeve kandidate të mëparshme për statusin e BE.