EKSKLUZIVE/ Shaqiri: Unë tradhtar? Shqipëria s'më ka ofruar kurrë asgjë
Xherdan Shaqiri trishtoi shumë tifozë shqiptarë mbrë-mjen e së martës. Në ndeshjen eliminatore Brazil 2014, e vlefshme për grupin E, Shqipëria humbi kundër Zvicrës me rezultatin 2-0. Në këtë humbje 21 vjeçari nga Gjilani i Kosovës, Xherdan Shaqiri dha "kontributin" e tij duke shënuar golin e parë në minutën e 23-të. Pas kësaj, shumë tifozë vërshuan me të shara e ofendime jo vetëm në stadium, por edhe në rrjetet e ndryshme sociale në internet. Kështu, Xherdani bashkë me kolegët e tij, që gjithashtu luanin me kombëtaren zvicerane, u quajtën tradhtarë. Ai nuk e festoi golin, e thotë për GSH se as nuk e gëzoi. Për këtë situatë ai fajësoi "Federatën Shqiptare të Futbollit" e cila kurrë nuk u kujtua për të. As për kolegët e tij...
Xherdan, si u ndjeve kur shënove gol në portën shqiptare?
Nuk e kam gëzuar atë gol, dhe nuk e kam festuar. E kisha planifikuar që para ndeshjes, se nëse do të arrija të shënoja, nuk do ta festoja golin. Sigurisht që me veten u ndjeva mirë, sepse unë në atë ndeshje duhet të përkushtohesha për skuadrën që përfaqësoja... Mirëpo fati deshi që kundërshtarët e mi të ishin edhe bashkëatdhetarët e mi, kështu që për respekt nuk festova.
I ke dëgjuar komentet? Të kanë quajtur tradhtar...
Kam parë komentet e gazetave dhe nuk më kanë pëlqyer. Gazetat kanë folur para kohe. Ata që na kanë quajtur tradhtarë mua dhe shokët e mi, nuk e dinë realitetin.
Pse si është realiteti?
Fakti që ne jemi pjesë e kombëtares zvicerane nuk do të thotë që jemi tradhtarë. Dashuria për vendlindjen nuk ka lidhje me futbollin. Unë luaj për Zvicrën, sepse mundësitë. Shqipëria nuk më ka bërë kurrë asnjë lloj oferte. As edhe një telefonatë nuk kam marrë nga kombëtarja shqiptare.
Është e vërtetë që presidenti i "FSHF"-së, Armando Duka ka dashur të bëjë marrëveshje me para që ti të bëhesh pjesë e kombëtares?
Nuk e njoh fare Armando Dukën dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të. Këto ditë nga gazetat kam marrë vesh se është ai presidenti i "FSHF"-së.
Si reaguan tifozët shqiptarë pas golit? Po pas mbarimit të ndeshjes?
Nuk reaguan mirë. Komentet kanë qenë të shumta, por mua drejtëpërdrejtë nuk më tha gjë njeri. Kanë sharë e ofenduar kolegun dhe mikun tim Valon Behrami, dhe ky gjest nuk më ka pëlqyer aspak. Ai nuk e përjetoi mirë.
I prisnit këto reagime?
Sigurisht që i prisnim. E biseduam këtë gjë me djemtë e tjerë shqiptarë, që luajnë përkrah meje në kombëtaren e Zvicrës. E dinim që do na quanin tradhtarë. Dhe në fakt reagimet dolën tamam ashtu siç i prisnim. Na erdhi keq, sepse është shumë kollaj të flasësh pa i ditur gjërat.
Do të doje të ishe pjesë e kombëtares sonë?
Me zemër do të doja, po mundësitë nuk janë. Nëse dikush nga Shqipëria do ishte kujtuar për ne, atëherë gjërat nuk do ishin kështu.
Ti e do Shqipërinë?
E dua me zemër Shqipërinë. Nuk jam tradhëtar. Unë jam shqiptar ashtu si prindërit e gjyshërit e mi. Gjaku im është shqiptar. E dua Shqipërinë e Kosovën, që për mua janë një. Këtë e them me krenari.
Kur Kosova të ketë kombëtaren e saj, nëse do të të bëjnë ftesë për t'u bërë pjesë do pranosh?
E përsëris edhe njëherë që unë e dua vendim tim, dhe me shumë dëshirë do të bëhesha përfaqësues i tij. Nuk është akoma momenti për të dhënë një përgjigje konkrete lidhur me këtë. Kur të vijë koha, sigurisht që do ta mendoj.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Akuza ndaj Xhakës: Nuk e bëri vetë golin e tretë