“Ata gënjejnë gjithmonë”, Di Maria përgënjeshtron transferimin në Meksikë

Thashethemet filluan të përhapeshin dhe Angel Di Maria për këtë arsye donte të frenonte menjëherë lajmin e largimit të tij nga Benfica drejt Meksikës.
Gazeta “La Capital” kishte folur për një interes nga Club América dhe Tigres, megjithatë “El Fideo” u përgjigj në të njëjtën mënyrë:
“Po fillojnë të gënjejnë përsëri. Është turp që ata janë rikthyer në shpikjen e gjërave përsëri, si vitin e kaluar. Çdo fjalë e shkruar është një gënjeshtër e pastër. La Capital gjithmonë gënjen.”