E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata po vijnë në Multimedia

Në qendrën Multimedia, të martën, u dha premiera e shfaqjes teatrore ‘Ata po vijnë’, e cila është prodhim i kësaj qendre.

Me padurim që miqtë e ftuar të vijnë, tri shoqet po përgatisin gjithçka. Zana, Sara dhe Era po bëhen gati për festën e tyre më të bukur. Muzika, pijet, stolitë e shumë gjëra të tjera tashmë janë aty, po ku janë mysafirët? Vonesa e tyre dhe padurimi i tyre për t’ia filluar festës, nxjerrin në pah komplekset e vajzave. Gëzimi bëhet frikë, durimi zbehet, tensioni theksohet, kështu vajzave u kujtohen çastet më të hidhura të jetëve të tyre.

Në shfaqje luajtën Alketa Sylaj, Vjosë Tasholli, May-Linda Kosumovic. Dramaturge të shfaqjes janë Vesa Qena dhe Norika Sefa, kostumografe: Venera Mustafa, ndriçimi nga Skënder Latifi, ndërsa regjia është bërë nga Hana Qena.

Kjo shfaqje është prodhim i Qendra Multimedia në partneritet me SOS Fshatin e Fëmijëve në kuadër te Festivalit të Fëmijëve Play For All të financuar nga zyra e BE-se ne Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›