Ata punuan bashkë dhe vdiqën së bashku
Një ushtar vdiq në Afganistan, por pas pak orësh atij iu bashkua edhe qeni i tij besnik, i cili shfaqi probleme me zemrën.
26 vjeçari Liam Tasker u qëllua nga rebelët në provincën Helmand. Qeni i tij i dashur, Theo, ishte në krahun e tij kur ai u qëllua me një plumb mitralozi në fytyrë. Çifti ishte i pandashëm dhe kishte arritur një rekord në zbulimin e bombave e armëve së bashku, duke shpëtuar shumë jetë. Por vetëm pak orë pasi pa shefin e tij duke vdekur, qeni filloi të ndjehej keq dhe vdiq. Mamaja e ushtarit tha se ata të dy punuan bashkë dhe vdiqën së bashku.