INTERVISTA/ Ruçi: 40 mijë votues të importuar në Tiranë. 500 mijë euro për vendimin anëtarëve të Kolegjit
Bisedoi: Alfred Peza, Vizion Plus
Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi, flet në këtë intervistë për manipulimet zgjedhore në PS dhe qëndrimet e opozitës në të ardhmen
Tani procesi i zgjedhjeve pothuajse ka përfunduar, përveç 8 njësive ku pritet ripërsëritja. Si do ta vlerësoni ju këtë proces në tërësinë e vet?
Sigurisht që siç thoni dhe ju, procesi ka përfunduar, por zgjidhja ska përfunduar. Dua të them me këtë se ndodhi ajo që sduhet të ndodhte dhe ndodhi ajo që pritej të ndodhte. Ndoshta duket si një lodër fjalësh, por po të ishte vetëm kaq, do të ishte mirë. Ndodhi ajo që sduhet të ndodhte pasi shqiptarët, jo vetëm ata, por ndërkombëtarët, Shqipëria, priste një mesazh të qartë që këto zgjedhje të paktën të kalonin klasën e standardeve demokratike dhe të përmbushnin detyrën e parë të shtëpisë, që Shqipëria vërtetë me këtë fundvit të hidhte atë hap shumë të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Për herë të dytë në harkun e dy vjetëve, për herë të parë në 2009 dhe për herë të dytë në 2011, Shqipëria ngelet në klasë.
Le të presim vjeshtën…
Lajmi është i keq, por nëse do ti referohemi të gjithë deklaratave të përfaqësuesve të Komisionit Europian, të parlamentarëve europian, të partnerëve tanë qofshin edhe ata amerikan, sigurisht që shenjat sjanë aspak premtuese. Pra, klasa politike shqiptare nuk bëri dot detyrën e saj të shtëpisë. Kur them klasa politike shqiptare, së pari mbi të gjitha kam mazhorancën ekzistuese, kam parasysh kryeministrin e vendit që me gjithë premtimet dhe ligjërimet e tij të gjata sa herë që del para publikut apo para ndërkombëtarëve merr angazhime dhe bën të kundërtën në veprimet e tij, veçanërisht për sa u përket problemit të zgjedhjeve. Pra, me pak fjalë, për ne sishte e papritur, sishte e papritur se ky njeri dhe kjo mazhorancë ka një problem të madh me marrëdhëniet me institucionet e shtetit, me tutelën që ai ushtron ndaj tyre, me votën e lirë të qytetarëve dhe mbi të gjitha me atë kauzë që ne me të drejtë prej dy vitesh rresht luftuam që edhe shqiptarët, edhe ndërkombëtarët, të kuptonin se në Shqipëri kishte ndodhur në 2009 një gjë e madhe dhe kjo gjë nuk duhej të përsëritej. Këtë kazus ne e kthyem në një kalë betejë jo për kredon tonë politike dhe morale, sigurisht për të bërë transparencën e zgjedhjeve, sigurisht për të parë nga e ardhmja, sigurisht për të bërë ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe mbi të gjitha për të realizuar një palë zgjedhje siç ishin ato të 8 majit, vërtetë ndryshe nga ato të 2009. Por, në mes të ditës shqiptarët panë, shqiptarët dëgjuan, ndërkombëtarët asistuan dhe u deklaruan se zgjedhjet e 8 majit pavarësisht nga sjellja mjaft qytetare e qytetarëve shqiptarë evidentojnë dhe një herë qartë dhe pastër që fajin se kanë shqiptarët, fajin e kanë qeveritarët.
Ky ishte konkluzioni i procesit elektoral sipas jush. Ndërkohë që vlerësoni ju si kryeproblemin e këtij procesi, të këtyre zgjedhjeve?
Problemet janë të shumta. Ato sjanë elementare, por janë thelbësore. Kur them që janë thelbësore në radhë të parë ato fillojnë nga mendimi që ka mazhoranca aktuale e nga okupimi dhe kapja që ajo u ka bërë institucioneve të shtetit të së drejtës. Këtu kam parasysh që vërtetë Shqipëria i ka të gjitha institucionet sipas Kushtetutës së vendit, por këto institucione janë kapur. Janë kapur nga një mazhorancë nëpërmjet manipulimit dhe deformimit që ajo i ka bërë institucioneve të këtij vendi, në radhë të parë Kushtetutës së vendit, në radhë të dytë parlamentit të vendit nga prodhohen këto institucione, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme mënyrën e përzgjedhjes së tyre, mënyrën e votimit të tyre, duke mos qenë aspak bashkëpunuese, duke ushtruar një tutelë permanente ndaj këtyre institucioneve që në fund të fundit ato dalin jashtë funksionit të tyre kushtetues, siç vërtetoi dhe veprimet e fundit si të KQZ-së që është një institucion kushtetues, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor me vendimet njëpasnjëshme që u ndërmorën, që ishin haptazi joligjore, jo të drejta, që në vend të jepnin drejtësi dhanë padrejtësi, në vend që të frenonin gjithë atë shkallë të lartë manipulimi që u zhvillua qysh nga herët. Kur themi qysh nga herët nuk duhet të shikojmë thjesht vetëm numërimin, apo vendimet antiligjore të komisionit Ristani, apo vendimet antiligjore të gjykatës së Tomës apo të Sashenkave. Unë kam parasysh që këtu në radhë të parë nëse opozita zhvilloji një luftë politike me mjete të forta demokratike dhe nga krahu tjetër pati një përgjigje antidemokratike deri në vrasje të qytetarëve shqiptarë në protestën e 21 janarit, nuk u bë asnjë hap për të implementuar në Shqipëri kërkesat minimale që shtroi raporti i OSBE ODHIR në 2009. Jo vetëm që su bë dhe su hodh asnjë hap, por përkundrazi pati një përkeqësim të mëtejshëm. Kështu, ne kemi kërkuar gjatë dy viteve të kaluar problemin e listave të zgjedhësve, ne kemi kërkuar problemin e kartave falso, i kemi denoncuar këto publikisht dhe që nga ajo ditë e deri më sot asnjë hap institucional, qoftë nga prokuroria e shtetit, qoftë nga organet e drejtësisë, nuk u ndërmor për të prevenuar mospërsëritjen e këtyre fenomeneve në zgjedhjet e 8 majit. Kështu do të thosha, vetëm në Tiranë mund të them pa ekzagjeruar se në listat e zgjedhjeve janë importuar mbi 40 mijë zgjedhës.
A keni prova për këtë?
Sigurisht që prova kemi, por çështja është se provat janë për ata që kanë sy ti shikojnë dhe veshë ti dëgjojnë, dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të vënë përpara përgjegjësisë ata që bëjnë këtë shkallë manipulimi. Këtu unë kam jo pak prova, në një dosje kam 10 mijë emra.
10 mijë emra të importuar?
10 mijë emra të cilat ekzistojnë në listat e zgjedhësve të Tiranës me një parje vetëm gjatë muajit të fushatës elektorale nga ekspertë të PS. Çfarë janë këto 10 mijë emra? Janë emra shqiptarësh të cilët janë regjistruar në 2 qendra votimi ose në 2 njësi bashkiake duke u ndryshuar vetëm elementë të gjeneraliteteve të tyre. Çfarë dua të them me këtë? Nëse është emri i njëjtë, atësia e mëmësia dhe mbiemri i njëjtë, vendlindja e njëjtë, në tre elementët të vitit të lindjes, të datës së lindjes apo të muajit të lindjes, ndryshon vetëm një nga këto elementë dhe programi për të kontrolluar apo për të bërë transparencën e votuesve të zgjedhësve nuk rezulton. Është dashur një kohë 1-mujore që ekspertët tanë të nxjerrin që vetëm në Tiranë, nga dublimet brenda për brenda Tiranës janë 10 mijë dublime. Ja ku janë provat, prokuroria le ti marrë dhe le të vërë para përgjegjësisë ata që duhet vërë.
Ata janë 10 mijë emra që keni ju si provë?
Jo vetëm këto, por këto janë brenda.
Në këto lista ka marrë pjesë Bashkia e Tiranës?
Do të vij dhe aty. U fola që janë 10 mijë ato brenda njësive bashkiake të Tiranës. Këtu kam disa lista të tjera të rrethinave të Tiranës që janë vetëm pjesore, ku familje të tjera janë edhe në Paskuqan, edhe në njësitë bashkiake të Tiranës sipas parimit fshati të rrethojë qytetin. Kështu do të thosha, kam një listë të tjetër që edhe nga rrethet, pjesore përsëri sepse skemi arritur të përfundojmë të gjithë punën tonë, pasi sështë puna jonë në fund të fundit që të bëjmë këtë hetim, këto persona vijnë në Tiranë. Shtojmë këtu dhe kartat fallso. Deri tanimë kemi evidentuar gati 15 mijë të tillë, po shtoj këtu dhe kartat fallso.
Pra, keni 15 mijë emra të dubluar, 10 mijë nga Tirana, 5 mijë nga rrethet. Këto po thoni?
Të gjitha janë pjesore. Kaq