E Diel, 1 Nëntor 2026

Alberto dhe Sharlene, muaj mjalti të ndarë

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 18:34

Një hotel i mrekullueshëm me pamje fantastike nga Oqeani Indian duket si vendi i përsosur për të kaluar një muaj mjalti, por nusja e ka shijuar e vetme këtë vend romantik.

Sipas mediave afrikane dhe franceze, Sharlena e Monakos po qëndron vetëm në një hotel në periferi të Durbanit (Afrika e Jugut) ku ishte prenotuar suita presidenciale prej 2 600 eurosh për natë, ndërsa bashkëshorti i saj, princi Alberto, është akomoduar në një hotel në qendër të qytetit.

Zërat për një krizë vazhdojnë të ndjekin çiftin. Martesa përrallore në Monako nuk i ka shuar zhurmat se mes çiftit gjërat nuk shkojnë mirë. Mendohet se Sharlene donte të kthehej në vendlindje disa ditë para martesës kur mori vesh se Alberto ishte bërë baba. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›