Ata qe perfituan nga Gjallica te kthejne parate

Fitim Gexhaliu duhet ti ktheje ish -firmes ne pronesi te tij 1.9 milione leke te reja te marra ne forme huaje nga arka e saj
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet me dy vendim te ndryshme urdheroi Zyren e Permbarimit ne Tirane tiu marre dy borxhlinjve te firmes Gjallica shumen prej 17 milione lekesh te reja te marra prej tyre ne forme huaje nga arkat e ish-shoqerise rentiere.
Sipas vendimeve me nr. 2988 dhe 2989 te firmosura nga gjyqtari Ervin Pollozhani dhe Brunilda Kasmi mesohet se me kerkese te shoqerise Gjallica sh.p.k. e cila eshte nen administrimin e Keshillit Mbikeqyres te ish-Firmave Piramidale gjykata vendosi qe Fitim Kerxhalliu dhe Jorgo Mandilli te likuidojne shumat e marra hua nga firmat rentiere.
Pas shqyrtimit gjyqesor te kerkeses se shoqerise Gjallica sh.p.k. ne administrim dhe ne zbatim te vendimit te administratoreve te pavarur me nr.3 te dates 7 mars 2010 ky vendim perben titull ekzekutiv.
Gjykata vendosi te pranoje kerkesen e Keshillit Mbikeqyres te ish-Firmave Piramidale duke leshuar urdhrin e ekzekutimit te vendimit me nr.3 te dates 7 mars 2010 mbi shpalljen debitor te shtetasit Fitim Gerxhaliu me shumen 15 milione leke- thuhet ne vendimin e gjyqtares Brunilda Kasmi.
Sipas arsyetimit ky vendim ka ardhur ne zbatim te 8 prillit 1999 Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere prane ish-shoqerive te firmave rentiere te asaj kohe.
Bazuar ne te dhenat e mesiperme edhe gjyqtari Ervin Pollozhani vendosi leshimin e urdhrit te ekzekutimit te vendimit te administratoreve te pavarur ku e shpall debitor shtetasin Jorgo Mandilli me shumen prej 1.97 milione leke te reja. Keto shuma sipas vendimeve jane marre nga Gerxhaliu dhe Mandilli ne forme huaje nga ish-firma piramidale Gjallica por nuk jane kthyer.
Kjo shoqeri tashme administrohet nga Keshilli Mbikeqyres i ish-Firmave Piramidale i emeruar nga Keshilli i Ministrave per te identifikuar debitoret dhe rikthimin e borxheve personave juridike jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere.
Pas pranimit te kerkeses se shoqerise ne administrim Gjallica dhe leshimit te urdhrit te ekzekutimit nga Gjykata kjo e fundit urdheroi Zyren e Permbarimit ne Tirane te kryeje ekzekutimin e ketyre dy vendimeve.
Kerxhalliu ende ne burg per mashtrim me Gjallicen
Fitim Gerxhaliu qe tashme vuan denimin e dhene nga tre shkallet e gjyqesorit ne vend ne vitin 2001 te cilet e kane deklaruar fajtor per akuzen e mashtrimit duke e denuar me 16 vjet burg.
Sipas vendimeve te gjyqesorit cifti Shemsije dhe Gani Kadria e shtetasi Fitim Gerxhaliu ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane realizuar me ane te mashtrimit vjedhjen e nje shume prej 332 milione dollareve amerikane ne dem te rreth 69808 personave. Sipas ketij vendimi Shemsija kishte firmen Gjallica ndersa Ganiu Deranden.
Pavaresisht se ato kane qene te ndara aktiviteti i tyre tregtar eshte kryer ne bashkepunim duke i vendosur selite e shoqerive ne te njejten adrese duke perdorur te njejtat ambiente per mallrat duke mos mbajtur bilance dhe as arka te vecanta si dhe duke punesuar te njejtet persona. Vetem pak muaj me pare Fitim Gerxhaliu perfitoi nga meshira e presidentit amnistia per falje plot dy vite ulje nga denimi i mbetur.
Nga fillimi i vitit 9 urdhra ekzekutimi
Nderkaq me kerkese te administratoreve te pavarur te firmave piramidale brenda ketij nente mujori te ketij viti Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet ka leshuar edhe nente vendime te tjera per ekzekutim ku ne total kap nje shifer prej 2 miliarde e 160 milione leke te reja.
Nder urdhrat e ekzekutimit qe bien ne sy eshte vendimi i togave te zeza qe shpall debitor dhe urdheron zyren e Permbarimit te ekzekutoje vendimet ku i ndjeri Rrapush Xhaferri njeherazi themeluesi i Fondacionit Demokracia Popullore Xhaferri dhe dy djemte e tij Asllan dhe Pellumb Xhaferri jane debitore me vleren prej 1 miliard e 283 milione leke te reja prane fondacionit qe familja Xhaferi e krijoi.
Gjithashtu gjykata ka shpallur debitor edhe shtetasin Lefter Cenaj me nje shume prej 857.204.864 leke po ndaj shoqerise piramidale qe ai themeloi dhe e ngriti me emrin Cenaj. Si dhe disa shtetas shqiptare greke dhe kompani te shtetit helen si debitore ndaj shoqerise VEFA qe kap shifren 2 milione leke te reja dhe 1 milion e 700 mije dollare amerikane.