E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ekspertet kriminaliste drejt statusit civil

Nje pjese e sherbimeve te uniformave blu ne fund te vitit te ardhshem duhet te jete pjese e strukturave civile


Ne kete reformim pritet qe 25 per qind e Policise te jene pa grada policore. Kete fat pritet te kene edhe ekspertet e Laboratorit kriminalistik


TIRANE- Viti 2011 pritet te perfundoje te gjithe ristrukturimin e radheve te Policise se Shtetit e cila pritet qe ne fund te ketij vitit nje pjese te mire te efektivave dhe strukturave te saj te jene me statusin e nepunesit civil. Nder strukturat qe do te preken nga keto ndryshime eshte edhe ajo e Institutit te Policise Shkencore.


Ajo pritet te kete te ndare ekspertimet kriminalistike qe deri me sot kane qene te njohura si falsifikimi keqyrja e vendit te ngjarjes ekspertimi balistik i armeve ekspertimi daktiloskopik nga ekspertimet e reja. Si ekspertimi kompjuterik dhe kibernetik ai biologjik dhe kimik si dhe ekspertime te tjera qe kane ne baze te tyre shkenca ekzakte.


Kjo duket se do te coje qe nje pjese e mire e punonjesve te Policise se Shtetit qe sot mbajne funksionet dhe gradat policore ne pak kohe te mos kene kete mundesi. Shume nga ata specialiste qe jane te angazhuar ne funksione dhe detyra qe pritet te kene karakter civil dhe jo karriere ne vitin 2011 do tiu duhet te zgjedhin ne dy drejtime.

Ose te mbajne detyren qe kane dhe te kalojne me statusin e nepunesit civil duke hequr dore nga e drejta e grades dhe e drejta e karrieres ne radhet e Policise. Ne te kundert nese ata nuk duan te qendrojne ne detyren ku jane dhe te kalojne me statusin e nepunesit civil mund te humbasin punen.


Ne kete menyre ata duhet te dalin ne pritje te gjetjes se nje detyre qe iu pershtatet grades policore qe ata kane pasur ne momentin e futjes ne fuqi te struktures dhe funksioneve te reja qe pritet te krijohen apo te rikonfirmohen.


Nese per ta nuk gjendet per momentin vend pune qe i pershtatet grades ata mund te zgjedhin edhe uljen ne grade nese nuk kane deshire te qendrojne pa pune ndersa graden mund ta rifitojne vetem nepermjet konkursit.


Ne kete menyre pritet qe se paku me teper se 25 per qind e punonjesve qe jane aktualisht pjese e struktures se Policise se Shtetit te jene ne organiken e struktures civile te saj ndersa pjesa tjeter do te mbeten pjese e Policise ne sistemin qe iu ofron atyre edhe karrieren ne Polici.


Kush preket


Ne nje pjese te sektoreve te Policise se Shtetit ristrukturimi i saj ka perfunduar ndersa ne aparatin qendror te Policise se Shtetit pervec funksioneve operacionale dhe hetimore funksionon prej dy vitesh Departamenti i Sherbimeve Mbeshtetese ku perfshihen disa sektore qe kane detyre te japin mbeshtetjen logjistike dhe asistencen ekonomike struktrurave te Policise.


Nje strukture e tille funksionon nga qendra ne baze duke krijuar edhe nje linje hierarkie qe mbulon sektoret e logjistikes ekonomise finances.


Nderkaq nga struktura qe pritet te plotesohet sherbimet juridike do te kalojne teresisht ne pjesen civile te Policise se Shtetit ashtu sic ato funksionojne ne fakt aktualisht ne menyre te pjesshme.


Ai qe pritet te kete edhe prekjen me te madhe nga vazhdimi i reformes do te jete Instituti i Policise Shkencore dhe laboratoret e ndryshem qe funksionojne ne varesi te tij si dhe disa dege te tjera qe pritet te krijohen per shkak te krijimit te strukturave te tjera hetimore.


Sektori i Ekspertimit Kibernetik dhe Kompjuterik eshte nje nga sektoret e rinj qe pritet te krijohen ndersa ekspertimet biologjike kimike dhe te natyrave organike do te kalojne si pjese e struktures civile te Laboratorit. Prej disa muajsh shume eksperte kriminaliste qe me pare ishin me grada policore kane nisur te kalojne si pjese e struktures civile te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›