E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atalanta, Berat Gjimshiti rikthehet në ndeshjen me Leçen

Berat Gjimshiti vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi në këmbën e  djathtë që pësoi kundër Milanit dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Atalanta do të luajë kundër Leçes. Shtyrja për të dielën për shkak të vdekjes së fizioterapistit, Graziano Fiorita, i lë mbrojtësit shqiptar edhe dy ditë për t’u rikthyer në grup. Seanca e mëngjesit të së premtes dhe pasdite të së shtunës do të pasohen me një kontroll mëngjesin e ditës së ndeshjes.

Ndërsa mbrojtësi kuqezi vazhdon të punojë në fushë, kolegu i tij, Stefan Posch nuk ka bërë ndonjë përparim dhe me siguri do të jetë sërish i disponueshëm në Monza të dielën më 4 maj. Austriaku vuan nga një dëmtim muskulor në tendinën që nga 6 marsi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›