E Hënë, 2 Nëntor 2026

Skenari, Arsenalit i duhet të “festojë” titullin e 20-të të Liverpulit

Liverpuli mund të festojë këtë javë titullin e 20-të në Prmier Ligë në rast se merr të paktën një pikë përballë Totenhamit. Kështu të besuarit e Slot do të mbyllnin me sukses një sezon të dominuar që nga java e parë.

Ky skenar është i hidhur për Arsenalin, të cilët do të udhëtojnë drejt Mersisajdit në maj për tu ndeshur me kampionët e ardhshëm. Madje të besuarit e Artetës do të duhet që edhe të nderojnë Liverpulin siç bëhet në të tilla raste kur kampionët e saposhpallur priten mes duartrokitjesh nga ekipi rival.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›