Atambaev betohet si president i Kirgistanit

Almazbek Atambaev është shpallur president i ri i Kirgistanit, në një ceremoni solemne në Bishkek. Zgjedhja e tij shënohet si hapi i parë i rëndësishëm i një tranzicioni paqësor në vend.
Zyrtarët zgjedhorë bënë të ditur se Atambaev fitoi rreth 63 % të votave nga zgjedhjet e 30 tetorit.
Ndryshimet erdhën pas prillit të vitit 2010, me rrëzimin e Bakievit dhe pas përplasjeve të mëvonshme në mes kirgizëve dhe uzbekëve në Osh, ku mbetën të vdekur më shumë se 470 persona dhe me qindra prona të shkatërruara.