Rexhepi dyshon në vendosmërinë e Tadiçit

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Boris Tadic duhet t`u bwnte mw herwt thirrje serbëve të veriut të Kosovës që vullnetarisht të largojnë barrikadat e vendosura nëpër rrugë.
Ministri Rexhepi ka deklaruar se mbetet për t`u parë nëse ftesa e Tadicit është e sinqertë, apo si zakonisht është vetëm një “lojë” e Serbisë, kësaj radhe me qëllim që të marr këtë vit statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Tani kur kandidatura e Serbisë është vënë në pikëpyetje, kryesisht për shkak të aksioneve të dhunshme të grupeve të ndryshme edhe kriminale ndaj KFOR-it, gjë që është plotësisht e papranueshme, Tadic më në fund ka thënë atw qw duhet ta kishte thwnw mw parw”, ka thënë Rexhepi.
“Por tani mbetet të shihet nëse do të hiqen barrikadat, do të shihet nëse ftesa e Tadicit ka qenë e sinqertë. Sidoqoftë, Tadic duhet të insistojë, sepse pavarësisht se në Serbi thonë se nuk kanë kontroll direkt mbi grupet e ndryshme në veri të Kosovës, dihet se kur një pushtetar në Beograd ua thotë qartë se si të veprojnë, ata ashtu veprojnë (të dirigjuar).”