Atavizmi komunist shtrembëron edhe OSBE-ODIHR-in
Na ndajnë më pak se dy javë nga shtatori.Edhe dy javë të tjera dhe vijmë te Konferenca e Pezës. Mund të quhet ndryshe “Konferenca e mashtrimit komunist”. Në vitin 1942, Enveri ishte jo në zenitin e prepotencës së tij. Në vjeshtën e ’43-shit, në Plen. II të Beratit, madjé, u leqendis fare gjersa ta quante veten hija e Miladinit.
Me ç’motiv, pra, u bëka apoteoza e antishqiptarit Enver Hoxha në kujtim të Konferencës së Pezës, vendimet e së cilës u tradhtuan nga komunistët shqiptarë, sidomos në kohën kur vasali i emisarëve të Titos e mori veten pas demaskimit të M. Popoviçit dhe të D. Mugoshës? Por erdhën të tjerë zëvendësues të bërësve të ligjit në shtabet partizane, duke filluar me Velimir Stojniçin e me armiq të tjerë të Kosovës shqiptare. PërKonferencën e Pezës Enveri vetë pohon se kishte një rol dytësor në atë konferencë dhe shton tërë mllef kundër Miladin Popoviçit se ky e kishte vënë atë, Enverin, në rolin e shpërndarësit të ftesave të parapërgatitura për këtë konferencë.
Nëse kjo është e vërteta e Konferencës së Pezës, atëherë të gjitha festat e Pezës s’kanë pse të bëhen sebep që të hymnizohet sërish figura e Enver Hoxhës.!
Së pari, nuk ka përse të bëhet panegjirizmi i diktaturës në vendin tonë, kur Hitleri, Musolini, Stalini dhe diktatorët e tjerë nuk ngrihen në ekstazë në asnjërin prej vendeve të komunitetit euroatlantik, apo të atyre vendeve që aspirojnë të hyjnë në BE, si yni.
Së dyti vendi ynë dëshmon se është ngerthyer liksht nga ajo sëmundje që është ekzemplare vetëm te ne dhe që e ka emrin nostalgjia komuniste.
Kjo nostalgji ogurzezë ka përgjegjësit e saj në vendin tonë. Ndër kryesorët është ai që prin në krye të një opozite rrënimtare. Por ai kujton se historia e ka amanet fjalën e tij. Ndërsa është prototipi i njeriut që e bën të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë. E ka emrin Edi Rama. Është ai që të gjitha disfatat dhe humbjet, që nga viti 2005 e këtej, i quan fitore! Është ai që thyen ligjet e shtetit duke e shpallur veten fitues, kur atë të drejtë e kanë organe ligjore të posaçme.
Në kohën e Konferencës së Mukjes, idili Enver-Miladin ishte ende i paprishur. Dhe Mukja pati fat më të rëndë se Peza. Sepse, pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, me urdhër të Miladinit, pati fillesën lufta civile në vendin tonë. Vetë fjala i tërbon veteranët fanatikë. Por ja që Edi Rama dhe Ardian Klosi janë autorët e librit të pushkatuar prej tyre, kur kapërcyen hipokrizinë trashanike të “antikomunistëve ekstremistë” për të bërë politikën komuniste përkrah turmave vocërrake të eksituara që kërkojnë të përmbysin pushtetin e votave e ta zëvendësojnë atë me pushtetin e dhunës.
Këto atavizma të diktaturës që na ka lënë pas mendësinë e saj, na kanë përcjellë, si një trashëgimí morboze, gënjeshtrën e pacipë, mashtrimin flagrant, gjer në falsifikimin e raportit të OSBE/ODIHR-it. Kur e dëgjova për herë të parë në një TV majtiste, shtanga.
Ndrrova stacion dhe dilte një panoramë tërësisht e kundërt. Tani ajo shprehja “e bëjnë priftin me barrë”, mund të shndërrohet fare lehtë dhe në mënyrë të papërgënjeshtrueshme, me “e bëjnë Griseldën me barrë”! Ajo “në mënyrë të papërgënjeshtrueshme”, është një formë e të thënit. Sepse, ndonëse Fania Tajon mori lajmin mashtrues skandaloz, megjithatë as shegerti, as ustai (Edvini) nuk u bënë mbarë që ta përgënjeshtronin, si një lajthitje, së paku! (Lajthitje i thënçin!”).
Gëzim Peshkëpia, në një artikull të mprehtë në “RD”, shkruan për një hetues që e kishte torturuar në mënyrë çnjerëore dhe tani orvatet të marrë titullin “Profesor”. E përmend me emër e mbiemër, duke treguar të gjitha mizoritë e tij si hetues. Tregomnte të gjitha tortuarat që ai vetë kishte hequr në qeli, nga ky kandidat për profesor! Përmendte edhe shokët e tij, që tani na shiten si njerëz me namuz. Jepte shembuj në Gjermani, sesi raste të tilla, për nostalgji ndaj nazizmit, bëhen aty për aty të pamundura, se vepron ligji në mënyrë të prerë.
Tani vijmë te Tahir Saimiri, që e paraqet kryengulthi raportin e OSBE-ODIHR-it. Tahiri s’e ka për gjë rrenën. Madje aq shumë është asimiluar prej saj, sa merr kurajën që të bëjë edhe denoncime në gjyq. Sapo morëm vesh se gjykatra ia ka hedhur në kosh denoncimin e tij!
Studiuesi i ligjeve, demokrati Oerd Bylykbashi dëshmon publikisht se Raporti që cituam është më i imiri që është bërë për zgjedhjet e 8 majit. Në TV Klanin deputeti është shprehur se ky Raport i quan zgjedhjet si e dhe konkurruese. Dhe shqyrton raportet në kohën e sundimit të pas-’97-s, duke nisur nga viti 2000. Raporti i këtij viti përmban dendur shprehjen “shans i humbur”. Në 2001 (zgjedhjet parlamentare): “Një hap para për kapjen e standardeve”, në krahasim me 2000-n, me “problemetë rënda”. “2003: “Një shans i humbur për të arritur standardet”.
Për herë të parë, në vitin 2005 u tha qe këto zgjedhje kapën pjeserisht standardet. Me pas, në 2007-n. kur u rikonfirmua për here te tretë kreu i PS-së në bashkinë e Tiranës, ato zgjedhje ishin një rast i humbur në Raport.
Raporti flet edhe për 2009-n: “Zgjedhjet e vitit 2009 bënë një hap të krahasueshëm me vendet e rajonit. Raporti i ODIHR-it vëren se shumica e standardeve u përmbushën. . Ka rëndësi të madhe edhe kjo frazë: “Sipas ekspertit zgjedhor, raporti përfundimtar, në asnjë rast nuk e konsideron te paligjshëm numërimin e votave”.
Sigurisht. Përndryshe do të dilte më i rëndë bishti sesa sqepari!