“Atë që unë e quaj harresë", vjen për herë të parë Angjelin Preljocaj në TOB

Vihet në skenë për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit premiera "Atë që unë e quaj harrese" e keorografit shqiptar me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj.
Kjo shfaqe e cila personifikon afrim kulturor me Francën, është një motiv krenarie dhe një urë lidhëse, mbi të gjitha në këtë 100 vjetor. Drejtori i TOB-së, Zhani Ciko, përpara nisjes së shfaqes, shprehu kënaqësinë për mundësinë që po u jepet publikut shqiptar.
Ambasada Franceze mundësoi gjithashtu ardhjen e trupës së baletit në Tiranë, për promovimin e kësaj shfaqjeje.
Keorografi Preljocaj ka premtuar që vitin tjetër do ketë një bashkëpunim me trupën tonë të baletit.