E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat anëtarit të Gjykatës së Lartë Nuni, Spahiu:Goditje e rëndë për drejtësinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në një lokal afër Komunës së Parisit. Anëtari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni, 40 vjeç, është qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij. Ardian Nuni tashmë ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjëndje kritike për jetën. Ende nuk jepen detaje mbi arsyet e atentatit dhe autorët e mundshëm të tij. Policia ka ngritur postoblloqe në shumë pika të Tiranës dhe po bën kontrolle për kapjen e atentatorëve.Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zv kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i cili shprehet se atentati ndaj Ardian Nunit është një goditje për drejtësinë shqiptare dhe duhet të hiqet dorë nga agresioni kundër gjyqësorit.Sipas Spahiut mafia po sulmon ashpër gjyqësorin. Gjithashtu Spahiu e quajti gjyqëtarin Ardian Nuni simbol i drejtësisë. Ardian Nuni është emëruar nga Presidenti Topi më 4 prill 2007 si anëtar i gjykatës së lartë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›