Ministria e Jashtme Greke Bakojanis viziton sot Tiranën

Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis do të vizitojë sot Tiranën për të finalizuar dëshirën e kahershme të qeverisë fqinje dhe premtimin e mbajtur të ekzekutivit shqiptar. Diplomatja do të hedhë firmën mbi marrëveshjen për ndërtimin e 2 varrezave te ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dyte botërorë në Shqipëri. Marrëveshje kjo e cila i hapi rrugë parlamentit Grek të ratifikonte MSA të Shqiperisë për në BE. Greqia ishte vendi i fundit i BE-së që bëri këtë ratifikim, duke mbyllur këtë proces për shqiperinë dhe duke i hapur rrugë aplikimit të vendit për marrjen e ftesës si vend kandidat për në BE. Çështja e varrezave të ushtarëve Grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore ka krijuar shumë debate vitet e fundit në Shqiperi. Grekët kërkuan katër varreza por u arrit marrëveshja për dy. Marrëveshja e negociuar disa javë më parë do zyrtarizohet me nënshkrimin e saj. Në cilësinë e kreut të radhës të BE-sëznj. Bakojanis do të zhvillojë një takim me homologun Shqiptar Lulzim Basha dhe me vizitat e parashikuara me drejtuesit më të lartë të shtetit; Presidentin e Republikës Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Kjo vizitë zyrtare perkon gjithashtu me periudhen pak dite para Samiti te Bukureshtit ku dy vendet Shqiperia dhe Kroacia presin të anëtarësohen në aleancën e atlantikut verior ,
nderkohe qe Greqia ka kercenuar Maqedonine e cila ende nuk ka marrë ftesën për tu anëtarësuar, se do veje veton per anetaresim e saj ne NATO nese nuk arrihet konsesus per emrin. Pak dite me pare gazeta greke "Ta nea" kishte tre skenare te artikular nga Bakojani lidhur me zgjidhjen e problemit te emrit me Maqedonine. Nese nuk arrihet konsesusi -shprehej mes te tjerash shefja e diplomnacise greke, ateher Shqiperia dhe Kroacia hyjjne ne NATO, kurse Maqedonia mbetej jashte. Duke iu referuar burimeve diplomatike greke mesohet se teme e bisedimeve do te jete gjithashtu edhe Kosova si dhe zhvillimet e tjera rajonale. Diplomatja Greke ka nisur turin e saj ballkanik disa ditor në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve diplomatike me këto shtete.