Atentat anëtarit të klanit mafioz, plagoset shqiptari
Në këtë atentat, që mediat italiane e përshkruajnë si të tipit “Far West” mbetën të plagosur edhe 2 shtetas italian dhe një shqiptar. Një i panjohur qëlloi ndaj 57 vjecarit anëtar i i familjes mafioze Krisafulli.
MILANO- Një shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat me armë ku objektiv ishte një anëtar i familjes mafioze Krisafulli, Franko Krisafulli 57 vjec. Media italiane bën të ditur se Krisafulli, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe dy vëllezërit e tij ishin dënuar me burg përjetë për trafik droge.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në lagjen periferike të Milanos, Kuarto Oxhiaro, ku dhe vepronte klani mafioz. Mediat bëjnë të ditur se 57 vjecari është qëlluar me 4 plumba, disa prej të cilave i ka marrë edhe në fytyrë.
Në këtë atentat, që mediat italiane e përshkruajnë si të tipit “Far West” mbetën të plagosur edhe 2 shtetas italian dhe një shqiptar. Njëri prej italianëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin e Sacco e S.Carlo. Mjekët thonë se i pari ka plagë në krah, ndërsa shqiptari është plagosur në këmbë.
Klani Krisafulli ishte vendosur në lagjen Quarto Oxhiaro në vitet ’70-80 dhe ishte bërë protagonist i vrasjeve të ndryshme dhe trafiqeve të paligjshme. Klani ishte shpërdarë nga një operacion antidrogë që ishte kryer në 1994 me emrin “Tokë e djegur”.
(s.g/Repubblica/BalkanWeb)