E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet zyra elektorale e PS tek “Don Bosko”

Zyra elektorale ishte hapur disa muaj me pare ne funksion te fushates elektorale, qe hapet se shpejti. Punonjesit partiake te kesaj zyre konstatuan mengjesin e sotem se dera kryesore ishte thyer e gjitha me mjete te forta 

TIRANE-Shënohen incidentet e para të fushates paraelaktorale ne Tirane. Mbrëmjen e djeshme është thyer me mjete të forte hyrja e një zyre elektorale të PS prane rruges “Don Bosko” në kryeqytet. Zyra elektorale ishte hapur disa muaj me pare ne funksion te fushates elektorale, qe hapet se shpejti.
Punonjesit partiake te kesaj zyre konstatuan mengjesin e sotem se dera kryesore prej xhami ishte thyer e gjitha me mjete te forta, ndersa ne ambjentet e saj te brendshme nuk kishte sende me vlere, qe mund te beheshin synim i ndonje grabitjeje me thyerje. Kete version e ka hedhur poshte edhe policia, e cila tashme ka nisur hetimet per kete ngjarje, e cila ne kete moment kalon përtej nje thyerjeje ordinere, sepse merr ngjyrime te theksuara politike.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›