Atentat i dështuar kundër Vëllazërisë Myslimane

Policia në Jordani ka arrestuar një person i cili kishte veshur një rrip eksplozivi dhe kërcënoi të hidhte në erë selinë e Vëllazërisë Myslimane në Aman.
Vëllazëria Myslimane është grupi më i madh opozitar në Jordani. Burimet nga selia e kësaj organizate thanë se personi ishte mbështetës i mbretit.