I dërguari i Gadafit në Turqi

Zëvendësministri i jashtëm i Libisë, Abdelati Obeidi pritet të arrijë në Turqi, pas ndalesës së fundjavës në Greqi.
Obeidi po kërkon bisedime për të gjetur rrugët për t`i dhënë fund luftimeve mes rebelëve dhe forcave të Gadafit.
Dhuna në Libi nisi muajin e kaluar me protestat masive që kërkonin largimin e Gadafit pas më shumë se 40 vitesh në pushtet, të cilat u transformuan në luftime të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të opozitës.
Kombet e Bashkuara miratuan ndërhyrjen ushtarake në Libi me qëllim mbrojtjen e civilëve, në 19 mars të këtij viti. Nga java e kaluar NATO-ja drejton të gjitha operacionet ushtarake kundër trupave në Libi