E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shtyhet ceremonia e pranim–dorëzim të detyrës së Pacollit

Shtyhet për herë të dytë, ceremonia e dorëzimit të detyrës së presidentit nga Behgjet Pacolli të ushtruesit të detyrës Jakup Krasniqi. Pas anulimit të së shtunës, ceremonia nuk u zhvillua as paraditen e së hënës.

Burime nga Aleancës Kosova e Re specifikojnë edhe arsyet e këtij anulimin dhe nëpëmjet një deklarate, u njoftua se Behgjet Pacolli nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit.

Sipas njoftimit, Pacolli nuk mund ta bëjë dorëzimin e detyrës te kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, “duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 1 prill 2011”.

Po sipas AKR-së, ky vendim vjen edhe për faktin se Jakup Krasniqi tashmë e ka filluar ushtrimin e detyrës së presidentit, dhe për këtë arsye Behgjet Pacolli, e sheh të panevojshme pjesëmarrjen në ceremoninë e pranim-dorëzimit.
 

Nga ana tjetër, Zyra e presidencës ka deklaruar se takimi i parashikuar për sot paradite në presidencë “nuk është zhvilluar, pasi “nga momenti i marrjes së sqarimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vazhdon të ushtrojë detyrën e presidentit të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›