Atentat i dyfishte ne Norvegji - Rritet ne mbi 90 vete numri i viktimave

Terrori goditi dy here. Ne mes te pushimeve te veres dhe si rrufe ne qiell te kthjellet. Rreth ores kater te pasdites se te premtes ne lagjen e ndertesave qeveritare ne Oslo shpertheu nje eksploziv.
bdquoTe gjitha xhamat e dritareve qe pashe fluturuan ne ajer. Shoh vetem police dhe ambulanca dhe shume te plagosur. Gjendja ketu eshte jashte kontrollit. Tani me sa duket po perpiqen te zbrasin rruget perreth - tregonte nje deshmitar ne vendngjarje.
bdquoPapritur e gjithe dhoma dhe ne fakt e gjithe ndertesa u ngrit ne ajer dritaret shperthyen. Une dola menjehere jashte dhe pashe qe kudo kishte vetem tym- e pershkroi nje grua perjetimin e momenteve te shperthimit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lagjia e ndertesave qeveriare ne Oslo.
Rruga ne lagjen qeveritare u gjend menjehere nen germadha. Jo vetem xhamat e dritareve por edhe pjese te mureve te ndertesave u shkeputen nga shperthimi. Policia foli fillimisht per dy te vdekur por e korrigjoi me pas ne shtate numrin e viktimave. Kaosi ne Oslo ishte kudo i pranishem.
bdquoNjerezit vrapojne ne panik jane te gjithe te tronditur. Ne qiell ngrihej tym dhe nje sasi letrash ra pertoke papritur nga qielli binin gjera nga me te ndryshmet. Njerezit ishte te hutuar. Kush ka mundesi largohet nga qyteti te gjithe duan vetem te mberrijne ne shtepite tyre - tregonte nje tjeter deshmitar.
Shume ndertesa ne qendren e Oslos jane shkaterruar plotesisht. Edhe zyra e kryeministrit Stoltenberg dhe kate te tjera te ministrive te ndryshme. Ai dhe bashkepunetoret e tij nuk pesuan lendime. Ne nje deklarate te pare per media ne oret e para te mbremjes Stoltenberg u shpreh
bdquoAskush nuk mund te jete plotesisht i pergatitur per nje situate te tille. Ne ishim ne gatishmeri dhe ka pasur shume ushtrime per situata te tilla. Por une do te mund te them me shume kur te njihem me detajet dhe sfondin e ngjarjes. Me e rendesishmja tani eshte te kujdesemi per viktimat dhe te prekurit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ishulli Utoya para brigjeve te Oslos. Kur kryeministri norvegjez jepte kete deklarate askush nuk e merrte me mend se tmerri i Oslos nuk kishte perfunduar ende. Ne nje kamp te rinjsh te Partise Socialdemokrate te Stoltenbergut ne nje ishull para brigjeve te kryeqytetit papritur pati te shtena. Me sa duket pikerisht ne momentin kur nxenesit 14 deri 18 vjecare po mblidheshin para televizorit per te pare pamjet nga shperthimi ne Oslo. Nje burre i veshur me uniforme polici qelloi pa dallim ne grupin e te rinjve. Djemte dhe vajzat u perfshine nga paniku shume kercyen ne uje dhe u perpoqen te largoheshin me not.
Sipas te dhenave te fundit atentatori ka vrare 84 vete ne kampin e te rinjve. Nje komando speciale ia doli ne fund te ndalonte atentatorin. Te shtunen ne mengjes 23.7. kryeministri Stoltenberg i quajti atentatet tragjedi kombetare. Qe prej Luftes se Dyte Boterore vendi i tij nuk eshte goditur kurre nga nje krim i ketij dimensioni tha kryeministri norvegjez.
Autor Tim Krohn / E. Xhani
Redaktoi Mimoza Kelmendi