E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia kerkon pergjigje - Hetime intensive per atentatet e pergjakshme

Masakra e ktheu ishullin nga nje parajse pushimesh per te rinjte ne nje ferr deklaroi i tronditur kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg pas gjakderdhjes ne kampin e pushimeve te organizates rinore te Partise se tij Socialdemokrate. Ne nje konference per shtyp te shtunen 23.07.2011 ai tha se tragjedia ne ishullin Utoya para brigjeve te Oslos eshte katastrofa me e rende ne Norvegji qe prej Luftes se Dyte Boterore. Akti eshte i pakonceptueshem tha Stoltenberg. Kryeministri norvegjez tha se njihte shume prej viktimave ne Utoya dhe do te vizitoje gjate dites te afermit e viktimave dhe te mbijetuarit e masakres. Flamujt ne vend do te ulen ne gjysme-shtize.Bildunterschrift Nga parajse pushimesh ne ferr - kampi i te rinjve ne ishullin Utoya.

Te pakten 91 vete u vrane ne atentatin e dyfishte te premten. Pjesa me e madhe e viktimave ishin ne ishullin e vogel Utoya ku nje atentator i maskuar si polic te premten ne mbremje hapi zjarr ndaj te rinjve ne kamp. Rreth 30 minuta kohe ka patur atentatori deri sa ne ishull mberriti komando speciale e cila i dha fund gjakderdhjes dhe ndaloi vrasesin. Fillimisht u tha se ne Utoya ishin vrare vetem 10 vete. Por te shtunen ne mengjes policia norvegjeze njoftoi se viktimat ishin te pakten 84.

Pak ore para masakres ne ishull nje atentat shkaterrimtar me bombe ne Oslo u mori jeten te pakten shtate veteve. Shume persona te tjere u lenduan. Fuqia e shperthimit te premten pasdite shkaterroi shume ndertesa nder te tjera edhe zyren e kryeministrit Stoltenberg i cili ne ate moment nuk ndodhej atje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shperthimi ne kryeqytetin norvegjez Oslo. Ne kerkim te gjurmeve

Sfondi i dy atentateve eshte ende i paqarte madje nuk dihet ende nese ato kane lidhje me njeri-tjetrin. Stoltenberg dhe ministri i Drejtesise Knut Storberget paralajmeruan te mos nxirren konkluzione te nxituara. Hetimet jane ende ne fazen fillestare. Kryeministri konfirmoi megjithte se eshte arrestuar nje i dyshuar ne lidhje me gjakderdhjen ne Utoya. Hetuesit mendojne se norvegjezi 32-vjecar eshte pergjegjes per te dy atentatet. Sipas te dhenave ai ka prirje te djathta dhe anti-islame. Mesazhet ne internet te te dyshuarit flasin per fondamentalizem te krishtere. Policia nuk perjashton qe i dyshuari te jete pjese e ndonje grupi. Sipas te dhenave te policise i dyshuari eshte i gatshem te bashkepunoje me policine.

Stoltenberg kerkon te shmange panikun

Aktualisht nuk ka asnje arsye per te rritur nivelin e sigurise ne Norvegji tha kryeministri. Ushtria po bashkepunon ngushte me policine. Ndertesa e qeverise eshte aktualisht jashte funksionit dhe takimet mbahen ne nje tjeter vend tha Stoltenberg.

Me pare banoreve te Oslos u ishte bere thirrje te qendronin ne shtepite e tyre. Por autoritetet duan ta zbusin hap pas hapi kete mase. Norvegjia eshte nje shoqeri e hapur dhe karakterizohet nga toleranca dhe kete duam ta ruajme edhe pas masakres tha Stoltenberg. Qeveria tani do te reagoje qe keto vlera te mos vihen ne rrezik.

Autor Nicole Scherschun afp dpa dapd rtr
Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›