Norvegjia ne shok. 91 viktima ne dy sulme

Tragjedi në Oslo. Kryeqyteti norvegjez përjetoi të premten një ditë tmerri pasi një autobombë shpërtheu në qendër të qytetit, ndërsa një takim I të rinjve laburistë në ishullin Utoya u ndërpre pak orë më pas nga një sulm më armë zjarri që shkaktoi shumë viktima. Bilanci zyrtar flet për 91 të vdekur, por sikurse njofton policia lokale ato mund të jenë edhe më shumë.
• Masakra në Utoya, ja kush është përgjegjësi
Shpërthimi në Oslo
Gjithçka nisi rreth orës 15:30 kur një shpërthim I fuqishëm ndodh në qendër të qytetit, në zonën kur ndodhen institucionet kryesore dhe zyrtar e gazetave më në zë të vendit. Shpërthimi ndodhi në Akergataa, rruga që të çon në fortesën Akershus dhe në Aker Brygge, molin që ndan Oslon Modern nga pjesa historike ku dhe gjendet qendra e Nobelit për Paqe. Si pasojë e shpërthimit pallatet buzë rrugës pësojë dëme të shumta material, ndërsa xhamat e thyer fillojnë të bien mbi kalimtarët duke shkaktuar vdekjen e të paktën 7 prej tyre.
Masakra në Atoya
Pak orë më vonë, vetëm pak kilometra nga Akergataa që ka marrë tashmë pamjen e një sheshi beteje, ndodh një tjetër tmerr. Nje person I veshur si polic fillon të qëllojë mbi një turmë të rinjsh laburistë, të mbledhur në ishull për takimin e tyre vjetor, në një kampus veror mes politikë dhe natyrës. Të shtënat shkaktojnë panic mes të rinjve, një pjesë e të cilëve gjendet poshtë shiut të plumbave ndërsa të tjerë hidhen në det, ne përpjekje për të shpëtuar. Edhe pse në fillim u fol vetëm për 4-5 viktima, me kalimin e orëve numri I tyre kaloi shifrën 80. Viktimat mund të ishin edhe më shumë duke qenë se policia gjeti në zona të ndryshme të ishullit eksplozivë të pashpërthyer. Në fund policia mundi të vinte në pranga atentatorin, 32- vjeçarin norvegjez Anders Behrin Breivik, që sikurse bëhet e ditur kishte bindje të ekstremit të djathtë e anti-islamik.
Hetimet
Ministri i Drejtësisë norvegjeze, Knut Storberget, deklaroi se personi i arrestuar për sulmin në ishullin më parë është parë dhe në qendër të Oslos, aty ku dhe ndodhi shpërthimi. Këto të dhëna sipas policisë përforcojnë hipotezën se bëhet fjalë për një sulm të koordinuar, mbi të cilin peshon hija e terrorismit islamik pasi përgjegjësia është marrë përsipër nga një grup xhihadist i panjohur.
Ndërkaq në një konferencë për shtyp, kryeministri Jens Stoltenberg u shpreh se nuk mund të konfirmojë, por as të mohojë lajmin për një hakmarrje xhihadiste. Ai premtoi se fajtorët do të vihen para drejtësisë. Por, pak para kësaj conference qeveria zhvilloi një takim urgjent në të cilin vendosi madje edhe të pezullojë marrëveshjen e Shengenit dhe të forcojë kontrollet në kufi. Hetuesit mendojnë se bëhet fjalë për një sulm të brendshëm, një vepër e ekstremistëve lokalë me synimin për të tronditur sistemin politik kombëtar.
Reagimet
Nuk vonuan reagimet e ndërkombëtarëve për gjithçka ndodhi në Oslo. Presidenti amerikan Barack Obama tha se ngjarjet në Oslo tregojnë rëndësinë e luftës kundër terrorizmit, ndërsa presidenti I Bashkimit Europian Herman Van Rompuy u shpreh “I shokuar”.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 korrik 2011 )