Atentat kamerierit arrestohen dy te rinj fierake
DURRES - Dy te rinj, nga qyteti i Fierit, jane arrestuar ne flagrance per vrasje me dashje te mbetur ne tentative. Ngjarja qe coi ne pranga Vaniol Kodhe dhe Ermal Kudha, ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne lokalin "Bar Korca" ne lagjen numer 13, ne Durres. Burime nga Policise e Durresit bene te ditur se Vaniol Kodhe dhe Ermal Kudha kane shkuar ne lokalin "Bar Korca" qe ndodhet ne zonen e plazhit te Durresit, ku jane konfliktuar per motive te dobeta dhe me pas kane goditur me thike ne kraharor, duke i shkaktuar demtime te renda 26-vjecarit, me iniciale G. B., lindur e banues ne Durres. Viktima ishte i punesuar si kamerier ne lokalin ku ndodhi krimi. Aktualisht i demtuari ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Policia tha se, krahas kryerjes se veprimeve te para hetimore, u punua ne drejtim te identifikimit te autoreve te ngjarjes dhe kapjes se tyre. Si rrjedhoje e punes se kryer, u be i mundur identifikimi i dy te dyshuarve, te cilet kishin marre me qira nje banese ne qytetin e Durresit, ku kishin ardhur per te pushuar. "Per kapjen e Vaniol Kodhe, i cili dyshohej te ishte fshehur ne banesen e marre me qira, u bashkepunua edhe me sherbimin zjarrfikes, i cili vuri ne dispozicion nje nga automjetet e tij me qellim nderhyrjen ne katin e 6-te te pallatit", tha policia.