E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne mal nga rrufeja, Caci Vrushaj, bari i fshatit Velcan

Berat - Shkarkesa atmosferike i ka marre jeten nje bariu nga fshati Velcan, i rrethit te Beratit. Dy dite me pare, Caci Vrushaj eshte larguar nga shtepia e tij, per te ruajtur bagetite, por nuk eshte kthyer me. Familjaret e 60-vjecarit, pas mungeses se kryefamiljarit, kane kerkuar ndihmen e policise, nga i cili nuk kishin asnje informacion, qe mengjesin e dy diteve me pare, kur ai ishte nisur me bagetine per ne luginat e fshatit. Ai nuk eshte kthyer me ne shtepi dhe familjaret, pasi e kane kerkuar te te afermit dhe miqte, kane kerkuar dje ndihmen e policise. Keta te fundit kane udhetuar mesditen e djeshme ne fshatin e larget Velcan, komuna Sinje, dhe kane arritur te gjejne trupin e pajete te 60-vjecarit, poshte nje peme. Burimet zyrtare te policise se qytetit te Beratit bejne te ditur se bariu kishte gjetur vdekjen nje dite me pare, nga nje shkarkese atmosferike, kur ai po strehohej poshte nje peme, per t'u mbrojtur nga reshjet e shiut. Trupi pa jete eshte derguar ne morgun e qendres spitalore te qytetit te Beratit, ku i eshte nenshtruar hetimeve te rastit. Ekspertet e vizites mjekoligjore kane pohuar faktin se Caci Vrushaj kishte vdekur si pasoje e shkarkeses atmosferike. Ndersa, policia ka nisur procedurat per gjetjen e 60-vjecarit, ka prangosur djalin e tij, te denuar ne mungese per nje vjedhje. Alban Vrushaj, 19 vjec, djali i Caci Vrushaj, mesohet se ishte denuar nga gjykata e rrethit te Beratit me 22.10. 2007 me tre muaj burg me akuzen e vjedhjes. Ai ishte akuzuar per vjedhjen e nje kau ne fshat dhe ishte denuar ne mungese nga gjykata. Policia tha se beri arrestimin e tij per vuajtjen e denimit.

Eriola Azizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›