Policia, kater shkelje per kerpin e Shkrelit
TIRANE - Policia ka bere kater shkelje me arrestimin e Mark Pellumbit, kryetar i shoqates se fermereve te Shkrelit. Kjo gje eshte bere e ditur dje, nga koordinatori i kesaj shoqate Alfred Pellumbi. Sipas tij, arrestimi i Pellumbit, pasi analizat kane nxjerre se kerpi qe mbillet ne Shkrel eshte lende narkotike, kanabis sativa, eshte e gabuar. Sipas tij, shkelja e pare e uniformave blu ka nisur qe me rihapjen e dosjes per kerpin. Kjo gje eshte bere pa njoftuar palen tjeter, gje e cila eshte kunder ligjeve te shtetit shqiptar. Hapja e kesaj ceshtjeje eshte bere ne fillim te ketij viti, duke sjelle pak dite me pare dhe prangosjen e Mark Pellumbit. Shkelja e dyte, sipas tij, eshte ajo e dergimit te mostrave ne Itali, ne laboratorin e Ministrise se Brendshme ne Rome, kunder ligjit, jashte afatit te caktuar ne ligj qe eshte 6 muaj. Mostrat jane derguar ne 22 maj te 2007, kur afati kishte mbaruar ne dhjetor te 2006. Shkelje tjeter e bere nga policia, eshte dhe rihapja e ceshtjes, kur Prokuroria e Shkodres e kishte mbyllur kete ceshtje me 2 dhjetor te vitit 2006, pasi policia nuk kishte sjelle analizat e riekspertimit per kohen e caktuar ne ligj, qe eshte gjashte muaj. Shkelja e fundit, jane pergjigjet. Nga Itali eshte bere e ditur se kerpi eshte bime e familjes se kanabisit "L", por qe nuk perfshihet ne narkotiket.