E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat kamikaz në Jemen, 96 të vdekur, 300 të plagosur

JEMEN- Të paktën 96 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 300 të tjerë janë plagosur kur një person i veshur në uniformë ushtarake hodhi vetën në ere gjatë provave të një parakalimi ushtarak në kryeqytetin jemenas Sana, njoftuan burimet brenda policisë. 

Kamikazi hodhi veten në erë në mes të ushtarëve që po përgatisnin në sheshin Sabiine paradën me rastin e 22-vjetorit të bashkimit të veriut dhe jugut të Jemenit.

Ministri i mbrojtjes së Jemenit dhe Abd Rabbo Mansour Hadi do të merrte pjesë në këtë paradë në sheshin Sabiine dhe ky i fundit do të mbante një fjalim, por shpëtuan nga sulmi pa u plagosur, thanë burimet brenda ushtrisë. 

Jemeni mbetet strehë për një pjesë të rrjetit Al Kaedes e cila nga Shtetet e Bashkuara vlerësohet si kërcënim kryesor për sigurinë-jo vetëm në rajon por edhe me gjerë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›