E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet në Kakavijë një sasi marihuane, ndalohet autori

GJIROKASTËR- Policia Kufitare e Kakavijes bllokoi mëngjesin e sotëm 6 pako me lëndë narkotike, e dyshuar marihuanë, ndërsa ndaloi poseduesin e drogës, një 46 vjeçar nga fshati Fterrë, i Sarandës.

Burime zyrtare nga Policia e Kufirit, në jug të vendit, bënë të ditur se “lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë të automjetit, me targa greke VEB 3754, i drejtuar nga 46 vjeçari Arsen Dauti, i ndaluar nga uniformat blu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›