Reforma Zgjedhore, Cuci: Pa konsesus 2 cështje, PD vetëm kundërshton
TIRANË-Përfaqsuesi i Partisë Socialiste në komisionin për Reformën Zgjedhore, Bledar Cuci theksoi sot në një intervistë për Tvneës24 se pa konensus kanë mbetur cështjet e KQZ dhe tekonoligjisë në votim. Sipas Cucit, PD nuk jep asnjë version alternativ për të zgjidhur për 2 pika, pro vetëm kundërshton.
Sipas Cucit kreu i KQZ duhet të zgjidhet nga institucione kushtetuese.
“ Përfaqësuesit e PD u kapën pas reagimeve të ODIHR. Ne dhamë konsensusin tonë për një rrugë të mesme. PD nuk jep version alternativ, por vetëm kundërshton. Kërkesat tona janë esenciale për një proces të rregullt . Jam i bindur se mund të gjendet zgjidhje për të kënaqur palët. Shpresojmë të gjejmë konsensus brenda 24 majit”.
Në intervistën për TvNews24, Cuci vuri në dukje gjithashtu se komisioni gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë një punë voluminoze dhe është rënë dakort për hartimin e bazës së disa amendamenteve.
(d.b/BalkanWeb)