Atentat kryekomunarit, kapet 35-vjecari
Xhemil Beharaj
Nje 35-vjecar nga fshati Frakull i komunes me te njejtin emer ne rrethin e Fierit ka tentuar dje te vrase me cifte kryetarin e kesaj njesie vendore, Viktor Cervenakun, pas nje grindjeje te castit. Sacmat kane plagosur xhaxhane e Cervenakut, policin e komunes, pronarin e nje firme ndertimi, dhe nje kalimtar te castit. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes arrestoi ne flagrance Dashamir Kapaj, i cili rezulton i denuar ne Greqi me burgim te rende dhe "fshihej" ne fshatin e tij te lindjes. Deshmitaret ne vendin e ngjarjes treguan se ishte nderhyrja e menjehershme e policeve te komunes si dhe kalimtareve te rastesishem ata qe kane shmangur nje tragjedi. Autori mesohet se ka qelluar edhe mbi nje dyqan qe ka qene ndane rruges si dhe mbi automjetin e presidentit te firmes "Daniel 2", qe po kryen punimet ne kete aks rrugor. Ka qene ora 11:00 e mesdites se djeshme kur ne dalje te fshatit Frakull disa te shtena cifteje kane coroditur banoret. Banore te fshatit Frakull, qe kane qene ne vendngjarje, tregojne per gazeten se Viktor Cervenaku sapo kishte dale nga porta kryesore e shtepise me disa dokumente ne dore. "Dashamiri i afrohet dhe fillon qe ta shaje", tregon nje nga banoret. Pasi ka marre pergjigjen nga Viktori, ai i ka thene se do ta vriste. Iku ne drejtim te makines qe e kishte parkuar ne mes te rruges dhe u drejtua nga Viktori. Qelloi ne drejtim te tij". Sipas deshmitareve, Viktori dhe te tjeret u larguan me vrap, ndersa Kapaj vazhdonte te qellonte me cifte. Sacmat plagosen kalimtare e police te komunes. Polici i komunes, Vladimir Alia, pohon per gazeten se, "pasi kishte pare shkrehjen e ciftes kishte nderhyre per t'i marre armen autorit. Dashamiri vraponte dhe gjuante. Une mora gjashte sacme ne trup si ne kraharor, qafe e kofshe". Pasi mori mjekimin, polici Alia e la spitalin e u drejtua drejt baneses se tij ne Frakull. Ne vendngjarje, ekspertet e kriminalistikes kane gjetur e sekuestruar ne cilesine e provave materiale, ciften, me te cilen dyshohet se eshte konsumuar krimi, si dhe dhjete fisheke cifteje. Ne ambientet policore, i ndaluari Kapaj po merret ne pyetje prej prokurorit te ceshtjes Petrit Vukaj. Sipas kreut te komunes Frakull, Viktor Cervanaku, Dashamir Kapaj rreth dhjete dite me pare kishte shkuar ne komune dhe ishte grindur me sekretaren e tij. "Paraditen e sotme, pasi shkova nga zyra, ai me merr ne telefon dhe me kerkon takim. Une i thashe se pas pak do te shkoje ne shtepi. Ai me shau fiku telefonin. Shkoj ne shtepi dhe dal me dokumentet, nderkohe qe Brace me priste anes rruges vetem pak metra larg portes se shtepise sime. Dashamir Kapaj vjen drejt meje, me shan, me ofendon ne sy te banoreve dhe me thote qe do te vras. Me pas shkon ne makinen e tij fuoristrade tip "Nissan", me targa BD 516 BK, nxjerr ciften dhe fillon qe te qelloje drejt meje". Sipas Cervenakut, Dashamir Kapaj kerkonte disa vertetime per te marre kredi ne banke. "Une nuk mund t'i leshoja te manipuluara, sic i kerkonte ai dhe ky ka qene shkaku i debateve tona", pohoi kryetari Cervenaku.
Te plagosurit, me rende 70-vjecari
Nga sacmat, plaget me te renda i ka marre Idriz Cervenaku, xhaxhai 70-vjecar i kryetarit te komunes, i cili ndodhet i shtruar ne spitalin rajonal te Fierit nen serume. "Me gjithe nderhyrjen e kirurgeve, gjendja e tij shendetesore mbetet problematike edhe per moshen e pacientit", bene te ditur burime nga personeli mjekesor. Te plagosur me lehte kane rezultuar Eqerem Brace, 60 vjec, president i firmes "Daniel 2", Vladimir Alia, 43 vjec, polic i komunes Frakull dhe nje kalimtar i rastesishem, i cili kishte "ngrene" nje sacme ne kofshe. Tre te fundit kane marre mjekim ne spitalin e Fierit, ku u jane hequr sacmat nga trupi dhe me pas jane larguar drejt banesave te tyre. Asnje prej tyre mesohet se nuk ka qene ne "shenjester" te atentatorit
I denuar ne Greqi, nderroi mbiemrin
Sipas burimeve zyrtare policore mesohet se dashamir Kapaj (Yzedini) eshte me precedente penale. Ai eshte person i shpallur ne kerkim prej drejtesise greke, pasi eshte denuar ne mungese me 18 vjet burg per trafik droge dhe prostitucioni. Pasi ka marre vesh qe u denua ne mungese ne Greqi, ai erdhi ne Shqiperi ku beri edhe ndryshimin e mbiemrit. Dashamir Kapaj eshte i martuar dhe me nje femije.