E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treshja ballkanike ne pritje te NATO-s

Nga Neil Macdonald, Kerin Hope

Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia jane duke kerkuar te marrin ftesat per samitin treditor qe fillon te marten. Vetem dy dite perpara fillimit te Samitit te NATO-s ne Bukuresht, mbetet akoma pezull vendimi nese dy ose tre shtetet e Ballkanit perendimor do te ftohen per t'iu bashkuar Aleances. Nje konflikt i ashper mbi emrin e Maqedonise mund te coje ne nje veto nga Greqia. Kjo mund te siluroje Shqiperine, mbi te cilen mbeten akoma dyshime nese eshte me te vertete gati per t'u anetaresuar. SHBA deshirojne qe te tre vendet t'i bashkohen NATO-s me qellim qe te sigurohet stabiliteti rajonal pas shpalljes me mbeshtetjen perendimore te pavaresise se Kosoves nga Serbia ne muajin shkurt.

Anetaresimi ne NATO do te ndihmonte Shqiperine dhe Maqedonine qe te afroheshin me shume marrjes se nje vendi ne Bashkimin Evropian, nje objektiv te cilin Kroacia pritet ta arrije brenda dy vjeteve.

Megjithate, vetem Kroacia ndihet e sigurt per marrjen e fteses per t'iu bashkuar NATO-s, me Presidentin amerikan, Xhorxh W. Bush, qe planifikon te vizitoje Zagrebin sapo te perfundoje Samiti. Gjate gjashte viteve si nje kandidat i NATO-s, ish-republika jugosllave me 4,5 milione banore ka realizuar reformat e kerkuara ne fushen e mbrojtjes dhe bashkepunon me perpjekjet nderkombetare per te kapur te dyshuarit per krime lufte ne vitet 1990, thote Pjer Simunovic, ndihmesminister i Jashtem. "Ceshtja perfundimtare ishte mbeshtetja e opinionit publik", i deklaroi Simunovic, gazetes "Financial Times". Me shume se 60% e kroateve mbeshtesin nje anetaresim ne NATO, nje permbysje sinjifikative e skepticizmit te kaluar.

Ratifikimi parlamentar nga 26 vendet anetare te NATO-s dhe nga secili prej vendeve te ftuara do te marre disa muaj, por procesi mund te perfundohet ne fillim te vitit te ardhshem, mbase ne 60-vjetorin e Aleances ne Berlin, vitin e ardhshem, tha ai.

Te tre kandidatet nga Ballkani perendimor kane kontribuar me trupa per misionin e NATO-s ne Afganistan. Kontingjenti prej 200 ushtaresh i Kroacise vepron nen rregullin "asnje paralajmerim", qe do te thote se nuk ka kufizime se ku do te shkojne trupat, thote Simunovic. Nje kompania kembesorie kroate, me rreth 100 ushtare, do te marre se shpejti detyrat e paqeruajtesve te OKB-se ne Lindjen e Mesme. Shqiperia dhe ish-Republika jugosllave e Maqedonise kane qene kandidate prej shume kohesh, por ato nuk jane te pergatitura sa Kroacia, thone diplomatet.

Sidoqofte, e vetmja pike realisht problematike eshte kercenimi nga Greqia, nje anetare e vjeter e NATO-s, per t'i vene veton anetaresimit maqedonas, lidhur me konfliktin per ceshtjen e emrit.

Greqia, qeveria konservatore e se ciles ka nje shumice parlamentare prej vetem 1 vendi, insiston qe Maqedonia te ndryshoje emrin e saj, i cili eshte edhe emri i nje krahine ne veri te Greqise. Ajo ka sugjeruar alternativa qe dukshem nuk jane te pelqyeshme per Maqedonine. Diplomatet e shqetesuar pohojne se ky bllokim eshte acaruar ne nje konflikt vetem per nje mbiemer. Perpjekjet per ndermjetesim te OKB-se te udhehequra nga SHBA nuk kane arritur te sigurojne nje marreveshje mbi modifikimin e emrit, duke i lene negociatat qe te vazhdojne ne Bukuresht. Shkupi akuzon Athinen se e ka shnderruar nje diskutim mbi ceshtjen e identitetit ne nje rrezik per sigurine rajonale, nderkohe qe anetaresimi ne NATO do te zbuste tensionet me minoritetin e tij etnik shqiptar.

"Cilido vend anetar i NATO-s, duke perfshire Greqine, thote se eshte ne interesin e Aleances qe te na ftoje edhe ne", thote Nikola Dimitrov, koordinator i Maqedonise per anetaresim ne NATO.

Vendi prej 2 milione banoresh mund te ftohet me nje date te mevonshme anetaresimi, duke i dhene Greqise "edhe disa muaj kohe shtese per te pare motivin", thote nje keshilltar ne Shkup. Maqedonia thote qe, megjithese nuk eshte nje vend anetar i Aleances, ajo ka derguar 4% te forcave te veta ushtarake ne misionet e NATO-s, pothuajse 10 here me shume sesa proporcioni i kontributit te Greqise.

Ndersa Shqiperia, frikesohet se do ta bashkojne me Maqedonine dhe do te perjashtohet. "Rregullat jane qe anetaresimi do te ofrohet mbi bazen e meritave individuale. Shqiperia nuk duhet te mbahet peng ne konfliktin per ceshtjen e emrit", thote ministri i Jashtem, Lulzim Basha. Ish-vendi stalinist me 3,5 milione banore dhe me nje ushtri prej rreth 16000 vete do te jete lidhja me e dobet ne kushtet e NATO-s. Shqetesimet mbi gjendjen e keqe te ushtrise se saj dolen ne pah edhe njehere ne mesin e muajit mars kur nje shperthim i municioneve te vjetra jashte Tiranes shkaktoi 21 te vdekur dhe me shume se 200 te plagosur. Shqiperia ka akoma nevoje per te asgjesuar 100000 tone municione te vjetra per te plotesuar objektivat e para-anetaresimit ne NATO. Trupat shqiptare sherbejne ne Afganistan dhe Irak, ndersa nje grup i vogel eshte duke u pergatitur per nje mision te BE-se ne Cad.

"The Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›