Atentat kunder turisteve Hetimet pas sulmit terrorist ne Marrakesh

Marrakesh e enjte 28 prill para para ores 12 Shume turiste jane ulur per te ngrene dreke ne tarracen e kafenese se njohur Argana. Papritmas nje shperthim i rende trondit restorantin e famshem ne Xhema el Fna sheshin ne qender te Makarreshit i cili eshte edhe trashegimi boterore e UNESCO-s. Nje top zjarri shkaterron ballkonin tavani bie ne toke ne shesh shperthen paniku. Njerezit largohen me ulerime nga sheshi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Karte Marokko und Marrakesch
Autoambulancat depertojne shume ngadale permes turmes se njerezve deri tek vendi i fatkeqesise. Ndihmesit ndeshen me pamje tmerruese. Ata mbulojne me batanije kufomat e copetuara ne dysheme ne menyre qe te kursejne syte kurreshtare te kalimtareve. Nje deshmitar okular sqaron Une pashe shume te vdekur gjithkund gjak. Shumica e te vdekurve jane turiste.
Te pakten 15 njerez humben jeten 11 prej tyre ishin te huaj. Gjashte prej tyre thuhet se jane franceze. Sipas te dhenave te ministrise se Jashtme ne Berlin ne mesin e viktimave nuk ka shtetas gjermane. Mbi 20 te plagosur jane derguar ne spital.
Spekullime lidhur me pjesemarrjen e El Kaides ne Magreb
Autoritetet fillimisht deshen te besojne qe behet fjale per nje aksident. Por pak me vone zedhenesit te qeverise Khalid Naciri iu desh te konfirmoje se fjala eshte per nje sulm terrorist. Shperthimi ka nje sfond kriminal. Supozimi yne se kane shperthyer vetem disa bombola gazi nuk rezultoi i sakte ne kemi te bejme me nje sulm me nje atentat. Per kete flasin disa fakte theksoi ministri i Brendshem gjate nje konference shtypi. Ne trupin e viktimave jane gjetur gozhda. Pervec kesaj sipas deshmitareve okulare pak minuta para shperthimit ne vendin e ngjarjes jane pare persona te dyshimte. Deri tani pergjegjesine per sulmin ne Marrakesh nuk e ka marre askush persiper.
Bildunterschrift Kafeneja e njohur Argana ne sheshin Xhemaa El Fna pas atentatit
Eksperti francez i terrorizmit Roland Jacquard megjithate dyshon se pas sulmit fshihet krahu afrikanoverior i Al Kaides. Al-Kaida ka ne shenjester zakonisht turistet per shkak se pastaj ka shume viktima nderkombetare. Mendoni per rastin e Djerbas te Scharm El Sheikut ne Egjipt rastin e Kenias. Me sulme te tilla behen kryetituj dhe ky eshte qellimi i ketyre njerezve. Dhe nje djale i ri me nje cante ne shpine nuk bie ne sy ne turmen e njerezve ne Marrakesh.
Sulmi i fundit me i madh terrorist ne Marok ka ndodhur ne vitin 2003 ne qytetin e Kazablankes ku humben jeten 45 persona. Qe atehere Maroku ka ashpersuar luften kunder terrorizmit. Pjesa e vjeter e qytetit te Marrakeshit deri tani konsiderohej si e sigurte fale vezhgimit te kamerave dhe pranise policore.
Autor Alexander Gebel/Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica