E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me armë zjarri tek Kodrat e Liqenit, policia: Biznesmeni qëllohet me 4 plumba

TIRANË- Atentat me armë zjarri tek zona e Liqenit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (rreth orës 20:05) në një lokal tek Kodrat e Liqenit Artificial, ndërkohë që personi i plagosur rëndë mësohet të jetë biznesmen dhe drejtori i një firme betoni në kryeqytet. 

Gazetari i TV News 24 , Spartak Koka raporton se autori rreth 25-vjec ka shfrytëzuar momentin kur shtetasi Lulëzim Koka qëndronte i ulur vetëm në një bar kafe në hyrje të Liqenit Artificial, pranë zonës së Gardës së Republikës.  Pasi ka shtënë me 4 plumba pistolete mbi biznesmenin, sipas dëshmitarëve okular autori është larguar në këmbë në drejtim të Kodrave të Liqenit. Ndërkohë i plagosur lehtë dyshohet se ka mbetur edhe një punonjës i gardës. 

Biznesmeni është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se autori mbante veshur tuta sportive, bluzë ngjyre të kuqe dhe atlete të bardha. Vrasja ka ngjallur panik tek qytetarët e shumtë që vizitojnë këtë zonë.

Strukturat e policisë si dhe të krimeve të rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që janë ndritur patrulla në zonëne Selitës, Petrelës dhe Saukut. Efektivat blu kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, punonjësve të lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të biznesmenit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me punën dhe mosmarrëveshjet që i plagosuri mund të ketë për shkak të punës që kryente dhe statusit të tij. 

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›