Atentat një personi tek Liqeni Artificial, në vdekje kinike biznesmeni
Tiranë- Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, pasi një person është qëlluar me katër plumba.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa mësohet se një person i paindetifikuar ka qëlluar ndaj biznesmenit Lulëzim Koka, i cili ndodhet në vdekje klinike në Spitalin Ushtarak.
Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, pranë Gardës së Republikës. Në momentin që Koka ka qenë i ulur në tavolinë një i ri rreth 20-25 vjeç është afruar dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të tij, ndërsa është larguar me shpejtësia në drejtim të liqenit. Sipas dëshmitarëve ai ka qenë i veshur me tuta sportive, me bluze të kuqe dhe me atlete të bardha. Nga atentati ka marrë lëndime të lehta edhe një person tjetër, që ndodhej me Kokën në tavolinë. Sipas policisë ai ka marrë disa gërvishtje në këmbë dhe gëzon shëndet të mirë.
Nga hetimet e deritanishme arma që është përdorur ka qenë e pistoletë e modelit TT, sakaq po punohet për kapjen e autorit dhe zbulimin e shkaqeve ta ngjarjes. Sipas policisë personi i qëlluar është drejtori i një punishteje për prodhim betoni dhe ngjarja mund të ketë lidhje me profëesionin e tij.