Aleanca me PS, shkarkohen drejtori i qendrës spitalore dhe ai i ujësjellësit
ELBASAN- Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.
Të martën janë shkarkuar nga detyra edhe dy drejtorë të tjerë, përfaqësues të LSI në Elbasan. Pas shkarkimit të nënprefektit të Gramshit dhe drejtorit të shëndetit publik në Elbasan ka ardhur edhe shkarkimi i drejtorit të Qendrës Spitalore "Xhaferr Kongoli" dhe atij të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve "Elber sh.a ".
Burime zyrtare konfirmuan se pasuesi i drejtorit të shkarkuar Pjerin Xhuvani , aktualisht edhe kreu i LSI për Elbasanin është mjeku Mehmet Ibaj .Ndërsa në vend të Nazif Bajramit te Ujësjellës Kanalizime është emëruar kreu i Forumit Rinor të P.D së Elbasanit Vito Bella .
LSI në total ka marrë nga koalicioni me PD-në drejtimin e rreth 33 posteve të rëndësishme. LSI përfaqësohej në Ekzekutiv me postin e zëvendëskryeministrit, ministrin e Ekonomisë, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Jashtëm. Po ashtu, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta kishte 7 poste zëvendësministrash në Ekzekutiv, në disa prej sektorëve më të rëndësishëm, siç janë Ministria e Arsimit, Punës, Transporteve, Ekonomisë, Integrimit dhe Bujqësisë dhe Punëve të Jashtme.
(e.m/BalkanWeb)