E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me armë në Kukës-Morinë, plagosen 3 persona

KUKËS- 3 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kukës. Nga burime të policisë, paraprakisht dyshohet se shënjestër e këtij atentati ka qënë Ardian Trota. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Kukësit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ardian Trotës, i cili gjendej i ulur në lokalin e tij, bashkë me dy persona të tjerë.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur, Ardian Trota, Besnik Axhami dhe Osman Voka. Të tre këta persona janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, në drejtim të tyre është qëlluar me automatik kallashnikov dhe në vendgjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash. Autorët dyshohet se lëviznin me automjet dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërkaq ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në Kukës duke nisur hetimet, si dhe identifikimin e autorëve dhe motiveve që cuan në këtë këtë ngjarje të rëndë
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›