E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Të ndalet raprezalja në administratë, PD po hakmerret

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir Tahiri me anë të një komenti të publikuar dje në rrjetin social të Facebookut, i ka bërë thirrje administratës të ndalë atë që ai e ka cilësuar si "raprezalje". 

Sipas deputetit socialist, drejtuesit aktualë po marrin hak ndaj të gjithë nëpunësve që nuk iu bindën urdhërit për të votuar Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare  të 23 qershorit. 

"Ndaleni raprezaljen ndaj administratës! Mos merrni hak ndaj punonjësve që nuk iu bindën urdhrit për t'iu votuar! Nuk ka kohë për hakmarrje politike! Lerini shqiptarët të lirë", - është shprehur deputeti socialist. Në funksion të këtij
qëndrimi ai ka shtuar mandje se "Saliu dorëhiqet por ndërkohë drejtorucët e tij vazhdojnë raprezaljen në administratën
publike për të marrë hak ndaj atyre që përkundër nënshtrimit me bukën e gojës, zgjodhen lirinë. Thjesht të pandreqshëm", - ka përfunduar komentin e tij në rrjetin social të Facebook- ut, deputeti i PS.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›