E Diel, 1 Nëntor 2026

Arilena Ara: Me ka ndryshuar jeta, ju rrefej ditet e mia pas triumfit ne “X Factor 2”

E thjeshte dhe e qeshur, Arilena Ara ka mbetur e njejta edhe pas fitores se cmimit te madh ne spektaklin muzikor shqiptar, “X Factor Albania 2”. Por, nese ajo ka mbetur po ajo vajza cilter, nuk mund te themi te njejten gje per jeten e saj, e cila tashme ka ndryshuar. Pas triumfit ne “X Factor, ditet e 16-vjecares nuk jane me te njejta, as shetitjet ne oret e mbremjes ne qytetin e Shkodres, ku qindra dashamires e ndalin ne rruge per ta pergezuar. Vemendja e medias tejet e madhe, si dhe planet ne vazhdim e kane bere jeten e saj te magjishme, plot ambicie per te ardhmen dhe… me te bukur se kurre. Momentalisht Arilena eshte e fokusuar ne disa projekte profesionale. Realizimi i kenges, si dhe xhirimet e videoklipit te pare i kane marre shume kohe, aq sa fjala “pushime verore” eshte fshire nga memoria e saj. Koncertet me ish-konkurrentet e X FACTOR gjithashtu jane nje pjese mjaft e rendesishme e axhendes se fitueses, por edhe nje mundesi e mire takimi me miqte e “vjeter”, te cilet sic thote edhe ajo vete mbeten kujtimi me i bukur qe “X Factor” i ka dhuruar.

U be pak kohe qe nga shpallja juaj si fituese e edicionit te dyte te “X Factor Albania”. Si kane qene ditet pas triumfit Arilena?

Jeta ime tashme ka ndryshuar. Kjo pritej qe ne audicionin e pare, duke u bazuar ne fuqine qe mbizoteron ne ate talent-show sureal, ku ne vetem tre muaj, spektakli arrin te perdore “forca magjike” dhe te shnderroje nje njeri te thjeshte, plot endrra ne sirtar, ne nje yll. Ditet jane transformuar gjithashtu, plot ngarkese dhe intensitet, ku fjalen “pushime” shume pak e degjoj (qesh). Kujdesi ne publik vjen para te gjithave, vemendja e mediave, apo fansave, pra njerezve ne pergjithesi me ndjek ngado. Dhe me pelqen kjo gje.

Per pritjen qe ju kane bere ne Shkoder nuk keni folur deri me tani. Na tregoni disa detaje ?

Shkodra, dhuraten me te bukur e ka paketuar qe ne fillimet e mia te “X Factor”. Nuk ishte e nevojshme te korrja kete fitore, qe ato te me pergatisnin nje pritje vetem ne favor te cmimit. Pritjen ato e piketuan qe ne start, duke me mbeshtetur dhe perkrahur, apo dashuruar sekonde pas sekonde ne te gjitha rrjetet sociale, sikurse mua ne skene, duke ngritur duart dhe uleritur e brohoritur neper karriget ngjyre blu.

Vazhdojne t'ju komplimentojne akoma kur ju shohin ne rruge dhe cili ka qene komplimenti, apo mesazhi qe ju ka goditur me shume?

Ndjehem e privilegjuar, ndjej kenaqesi dhe kjo e ben ate nder arsyet kryesore qe shumicen e kohes te “endem” rrugeve ne kembe per te thithur ajer te paster, fryme pozitive te dashamiresve te mi anembane, qe me mundesuan ndjenjen e te fituarit dhe per te perjetuar here pas here emocione te ndryshme, sikurse ato shikime vezulluese qe ngjajne me yje te vogla ne cdo fytyre njeriu qe me shikon. Nder komentet qe ka shkaktuar ne mua ate ndjesi qe te kthej koken pas vazhdimisht neper mendime dhe ta rikujtoj eshte:, “Te adhuroj”. Shume e thjeshte si fjale, ama krijon shume pikepyetje ne mua, sepse mendoj, “cfare dhuntie te jashtezakonshme kam qe te me adhurojne njerezit keshtu?”. Jam si te tjeret, me e thjeshte madje. Gjithcka qe mund te bej ne lidhje me seriozitetin tim, ku shume shpesh keqinterpretohet, duke u ashtuquajtur “mendjemadhe” eshte qe te ruaj imazhin tim ne menyren me te mire te mundshme, ashtu sikurse me ka mesuar, Vera Grabocka.

Me se po merreni aktualisht?

Aktualisht po merrem me videoklipin tim te pare dhe me koncertet e perjavshme organizuar nga “X Factor Albania 2”. Nderkohe me eshte dashur edhe te rikuperoj mesimet ne shkolle, keshtu qe keto dite mbylla edhe provimet e vitit. Pra, momentalisht jam “full time” ne mendje dhe gjithashtu gjej kohe te lire per te projektuar plane, me shpresen qe t’i realizoj se shpejti dhe me se miri.

Pervec cmimit te pare, cfare keni fituar tjeter ne kete eksperience Arilena? Materialisht, por edhe shpirterisht?

Perfundimisht, me plot goje e them dhe do te mburresha para jush me ze te larte madje qe, ne kete spektakel une kam fituar GJITHÇKA. Kam fituar nje publik gjigant qe me vlereson per cilesite e mia vokalistike, nje qytet qe krenohet me faktin qe jam patriote dhe pjese e tyre, nje produksion qiellor qe “perulet” para talentit tim, dashuri pa limit nga te gjitha anet e galaktikes, ku do vecoja disa engjej qe kane hyre ne planetin tim dhe lene gjithe kohen e tyre, apo “koken” pas meje (qesh). Nuk do i nderroja me asgje ne bote keto cmime, qe m’u mundesuan nga “X Factor Albania”. Permendim videoklipin e pare qe po behen pergatitje per te, duke mos harruar bursen ne Universitetin me te mire per mua, UET, duke i vene kapakun me oferta te njepasnjeshme , qe nuk e humbin rolin e tyre ne film asnjehere.

Rikthimi ne Shkoder pas qendrimit disa mujor ne Tirane, si ka qene per ju?

Fillimisht ishte “bombastik”. Me lumturonte fakti qe do bashkohesha me familjaret, miqte dhe cdonjeri qe ishte pjesemarres ne jeten time, ku do isha e lire te perqafohesha fort , t’u rrefeja jeten e re si nje ciceron. Gjej rastin te perulem para familjes sime te shtrenjte dhe te madhe qe permban mbiemrin Ara, ku percaktoj xhaxhane tim te adhurueshem, qe s'ma do mendja qe, cilido xhaxha te jete ne bote diku… do bente aq shume per mbesen e tij, sikur te ishte vetvetja dhe te sakrifikonte edhe qimet e kokes per te plotesuar shume gjera qe mungonin. Pjesa me e veshtire, ne kuptimin pozitiv qendronte ne faktin se, jo gjithcka do ishte si me perpara, nje faqe tjeter libri do te niste ne jeten time dhe kjo gje me emociononte pa limit. Rikthimi ka qene pak i bukur dhe i permallshem, sepse ne Tirane, qytetet e tjera te Shqiperise, si dhe ne Kosove e Maqedoni kisha lene miqte e mi qe gjeta ne kete eksperience, por njeriu mesohet e keshtu ne takohemi vazhdimisht. Tani vij shume me shpesh ne Tirane dhe takohem me te gjithe ato qe ne nje fare menyre ndryshuan jeten time. I dhane nje dimension tjeter.

Ju kemi pare ne disa koncerte keto dite. Po ne ditet ne vijim si e keni axhenden?

Ditet ne vijim nuk perbejne diference nga keto qe po perjetoj tani. Stina, ne te cilen i kemi uruar mireseardhjen ka hapur porta shume te ngrohta emocionale per mua, pasi ka ngarkuar axhenden time ne kurriz te asaj gjeje qe me se shumti adhuroj te luaj ne jete, pra te kendoj per te gjithe boten, t’i shpreh publikut dhe t’i rrefej menyren se si marr fryme nepermjet kenges. Sheshet e medha, ku mblidhen me mijera njerez duke hapur veshet dhe besuar ne zerin tim e duke me dorezuar jeten dhe kohen e tyre me ngjan me nje perjetesi te magjishme qe uroj te mos mbaroje kurre. Besoj se u kuptua qe axhenda ime sa vjen dhe ngarkohet dhe pikerisht kjo “ngarkese” me shton jeten.

Pas perfundimit te spektaklit jeni takuar me ish konkurrentet e “X Factor 2”?

Mua me duket sikur spektakli vazhdon per te gjithe ne qe ishim pjese e “X Factor 2”, sikur ka ndaluar koha dhe ai talent-show na mbledh cdo dite perseri aty, ne ambientet e tv Klan. Kjo pergjigje permbledh cdo therrime, apo copez nga pyetja qe me bete. Me shume prej tyre, jo vetem takohemi, por argetohemi pafund. E kur shperndahemi flasim nepermjet telefonit, e-maileve, Facebook-ut, et.. Pra nuk jemi shkeputur kurre.

Per ke ju ka marre malli me shume nga stafi?

Ne jemi nje familje e madhe tashme. Shume vellezer dhe motra, ku lidhja qe na bashkon eshte deshira per artin. Vecoj nje trekendesh qe gjithmone mban themelet ne punen e tyre te palodhshme dhe jane arsyeja, apo motivi qe mban gjalle ate “Kulle suksesi”; Vera Grabocken, Alketa Vejsiun dhe Perparim Kolen, ku secili nga ato gezon virtyte te jashtezakonshme ne jeten dhe zemren time. Ata kane bere prindin me mua, vellane, motren, mikun, por edhe kritikun. Sic e theksova, ne jemi familje e madhe e pandashme, qe jetojme brenda atyre mureve qe kemi krijuar pergjate gjithe kesaj kohe, me mund, entuziazem, keshtu qe nuk me merr malli per asnjerin prej tyre, sepse i kam me vete dhe i shikoj shume shpesh sa fytyrat e tyre me dalin edhe ne enderr (qesh).

Si nis dita e nje adoleshenteje fituese e “X Factor Albania” ne Shkoder?

Dita ime nis me daljen e diellit. Qe me pas vazhdon mbushur me pasion, me deshira te bukura, me pranvere lulesh dhe gezimi. Titulli “fituese” m'i ve edhe me ne paqe mendimet, me shton besimin se mund te caj shume dallge ne jete, duke rrembyer keshtu ate cfare dua.

Çfare i ben te bukura ditet e tua dhe cfare ju mungon me shume?

Ushqimi. Mos u tmerroni, sepse ushqimi qe konsumoj me se shumti dhe qe s'me shendosh eshte te kenduarit, kenga. Ndersa sa i takon pjeses tjeter te pyetjes, me mungon im ate. Çdo dite, cdo ore, cdo minute, cdo sekonde. Por me ngushellon fakti se ai eshte brenda meje, rrjedh ne venat e mia dhe s’me braktis kurre. Pra, me mungon, por jam gjithmone me te dhe eshte gjithmone me mua.

Qellimet ,ambiciet e Arilenes?

Te vazhdoj e qete dhe objektive rrugen e muzikes. Te jem dikush ne boten e artit dhe kete DIKUSHI ta arrij vetem me forcat dhe talentin tim.

Ku e shikoni veten pas disa vitesh?

Se ku nuk mund t’ua them me siguri, por sesi po. Pas disa vitesh e shikoj veten nje kengetare me karriere te konsoliduar. Keshtu shpresoj te pakten dhe me ndihmen e Zotit uroj te me realizohet te gjitha deshirat e qellimet qe i kam vene vetes.

Deshirat tuaja me te medha?

Te kendoj, te mos resht kurre se kenduari. Te me zgurdullohen syte nga magjia qe shpalos nepermjet kenges, te me thyhen eshtrat nga energjia qe do te dale jashte ne skene (qesh).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›