E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me eksploziv ne Vlore vdes gjyqtari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm, kur një makinë shpërtheu nga sasia e një eksplozivi, ku për pasojë humbi jetën një shtetas, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 minuta në qendër të Vlorës, në një zonë shumë të populluar, ndërsa viktime ka mbetur shtetasi Skerdilajd Konomi, gjyqtar.

Policia dyshon se vdekja dhe shkatërrimi i makinës një benz 250 me targa VL 6383 B ka ndodhur nga një sasi eksplozivi, që mund të ketë qenë i komanduar, pasi makina para se të shpërthente ka qenë në lëvizje në drejtimin Vlorë-Skelë.
Hetimet do të zbardhin më tej këtë ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›