Shtyhet gjyqi i Ilir Metes pritet caktimi i grupit te eksperteve
Shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion.
Anëtari i trupit gjykues Gani Dizdari ka hapur çështjen në ngarkim të z. Meta në vend të relatorit të çështjes Ardian Dvorani.
Pasi ka pyetur lidhur me prezencën e palëve z. Dizdari ka deklaruar shtyrjen e seancën për shkak të mungesës së relatorit Dvorani, i cili nuk ndodhej në Shqipëri për arsye shëndetësore.
Magjistrati Dovarni pritet të kthehet ditën e enjte pasdite ndaj dhe seanca e radhës u caktua ditën e premte më dt 16 shtator në orën 12.00.
Në seancën e sotme pritej të caktohej eksperti që do të bënte ekspertizën e video-përgjimit Meta-Prifti, pasi në seancën e 25 korrikut kolegji penali deklaroi se nuk kishte gatur kohën e mjaftueshme për të caktuar një ekspert.
Seancën e sotme pritej gjithashtu që trupi gjykues të vazhdonte procesin me provat e tjera, konkretisht me pyetjen e dëshmitarëve ku dëshmitar i pare do të ishte pikërisht ish-ministri Dritan Prifti.
Gjykata e Lartë më herët ka shpallur të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video ndaj edhe do te behet riekspertimi i tyre, ndërkohë që pranoi kërkesën e prokurorit që video-përgjimi i dytë i zbuluar nga ora origjinale regjistruese mes ish-ministrit Prifti dhe ish-zv.ministrit Beqiri të mos merrej si provë.
Mbetet dita e premte për t’u parë se kush do të jenë ekspertët që do të bëjnë ri-ekspertimin e videos Meta-Prifti dhe nëse do të jetë edhe video-përgjimi i zbuluar nga eksperti amerikan Prifti-Beqiri pjesë e kësaj ekspertize.
Vetë zoti Meta e ka cilësuar videon, e realizuar nga ish-ministri Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij dhe e ka cilësuar të papranueshme faktin që prokuroria ne vend që të shtoje provat, tërheq edhe të vetmen provë origjinale që ka, video-përgjimin Prifti-Beqiri.