Topi-Arvizu Mazhoranca dhe opozita te rrisin dialogun

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti në një takim pune Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës mësohet se gjatë këtij takimi është biseduar mbi çështje aktuale të situatës politike dhe institucionale në vend.
Sipas këtij njoftimi thuhet se Presidenti i Republikës dhe Ambasadori i SHBA-vë në Tiranë ndanë të njëjtin mendim se mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun konstruktiv institucional dhe të nxisin bashkëpunimin reciprok në shërbim të së ardhmes së vendit.
Presidenti Topi vuri në dukje se klasa politike shqiptare duhet të bashkojë përpjekjet në mënyrë që kontributi i saj në përballjen me sfidat më të rëndësishme politike dhe ato të integrimit të jetë i dukshëm dhe efikas.
Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit theksoi se reforma zgjedhore është një ndër hapat më imediatë, që kërkon angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të palëve çfarë pritet të garantojë një kornizë ligjore në shërbim të përmirësimit të standardit të proceseve të ardhshme elektorale në vend.
Në këtë pikë, edhe Ambasadori amerikan Arvizu theksoi domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformave, dhe për këtë përgjegjësia i takon klasës politike shqiptare.