E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat ndaj dy të rinjve në Shijak, 1 i vdekur, 1 i plagosur

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri mbrëmë në Shijak. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:40 të mbrëmjes së të hënës në sheshin e qytetit, ku persona të pa identifikuar hapën zjarr nga një mjet tip “Audi” pa targa, në drejtim të dy të rinjve.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Ervin Kërtalla 36 vjeç dhe shtetasi D.V, banues në Tiranë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Përkundër ndihmës mjekësore të bluzave të bardha, 36-vjecari Kërtalla nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital. Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale. /oranews.tv/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›