E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vushtrria përballet me reduktime të ashpra të rrymës

Qyteti i Vushtrrisë ndodhet në terr total. Kjo pasi që KEDS-i po aplikon reduktime të ashpra në këtë qytet. Si pasojë e kësaj gjendje prej paradites në asnjë pjesë të qytetit nuk ka energji elektrike.

“Veriu.info” ka kontaktuar zyrtarët e KEDS-it për informim. Deri të kjo situatë sipas tyre ka ardhur pas aplikimit të reduktimeve në krejt territorin e Kosovës. Pa dashur të flet me emër, një operator i KEDS-it në qendrën e thirrjeve për rajonin e Mitrovicës ka thënë se sot po aplikohen reduktim 5 me 1 në favor të dritës për kategorinë A, 3 me 3 për kategorinë B dhe 2 me 4 për kategorinë C.

Zyrtari i kontaktuar nuk ka qenë në gjendje të tregoj se në cilën prej këtyre kategorive bën pjesë qyteti i Vushtrrisë.

Disa qytetarë të kontaktuar nga “Veriu.info”, ka thënë se janë mjaft të shqetësuar me këto reduktime, sidomos për faktin se kjo ka filluar menjëherë pas shiu të rënë. “Çka të presim në vjeshtë e në dimër. Këta të KEDS-it po dojkan me na e ba ma zi se KEK-u”, thotë qytetari Shemsi Krasniqi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›