E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ne Elbasan plagoset i riu

Atentat me armë zjarri në qendër të Elbasanit. Gentian Gogunja 24 vjeç me banim në këtë qytet është qëlluar dy herë me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ishte duke shitur banane e ballokume. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur dhe ende nuk është identifikuar nga policia. Sipas dëshimtarëve okularë atentatori është afruar pranë shitësit ambulant dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Gjithçka ka ndodhur në qendër të qytetit në bulevardin kryesor pranë vendit të njohur si Kryqëzimi i Dinamos. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Grupi hetimor ka ngritur dy pista kryesore hetimi, atë të konflikteve të mëparshme dhe atë të grindjes së çastit mes dy autorëve. Deri më tani policia e Elbasanit nuk ka asnjë të dhënë lidhur me ngjarjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›